SIGAL KOSOVA solli risinë teknologjike me emrin e vetë: “SIGAL KOSOVA” në Play store dhe App store.
Ky aplikacion do të jetë i vlefshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nga telefoni i tyre, ata mund të blejnë online dy siguracione shumë të rëndësishme: shëndetin në udhëtim përpara çdo udhëtimi kudo në Evropë apo në Botë dhe siguracionin motorik shtesë, KASKO-n.
Online, falë këtij aplikacioni, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi jo vetëm t’i blejnë, por edhe t’i menaxhojnë me lehtësi këto produkte duke raportuar online, në kohë reale, dëmet në shëndet në udhëtim dhe KASKO, duke shmangur burokracitë dhe zgjatjet e panevojshme për të përfituar në kohë dëmshpërblimet.
SIGAL IG, përveçse mbetet paguesi i 1 në 6 dëme të sigurimit në rajonin Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, është edhe ndër paguesit më të shpejtë të dëmeve në kontinent.
Shpejt, lehtë dhe pa pritje, “SIGAL Kosova”, hapi i radhës drejt novacionit.




