16.5 C
Tirana
Monday, March 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMINIKASKO mbrojtje e zgjuar, që nuk duhet keqpërdorur: Mos prano fajësi pa...

MINIKASKO mbrojtje e zgjuar, që nuk duhet keqpërdorur: Mos prano fajësi pa faj

Nëse TPL, siguracioni i detyrueshëm motorik, mbulon vetëm dëmet ndaj të tretëve, çfarë ndodh me makinën tënde kur aksidenti është faji yt?

Përgjigjja është e thjeshtë: dëmin e paguan vetë. Dhe në rastet më të rënda, kjo mund të nënkuptojë edhe blerjen e një makine të re.

Këtu hyn në lojë zgjidhja praktike nga SIGAL Insurance Group: siguracioni MINIKASKO.

Me një kosto shumë të ulët, rreth 3 mijë lekë, përfiton mbulim deri në 10 mijë euro për dëmet në mjetin tënd, edhe kur je vetë shkaktar i aksidentit. Kjo është një mbrojtje reale për situata që ndodhin çdo ditë, sidomos në aksidente “mjet me mjet”, në rrugë automobilistike dhe në lëvizje, që përbëjnë edhe tre parakushtet e aktivizimit të siguracionit MINIKASKO.

Por ajo që e bën këtë produkt vërtet të vlefshëm është përdorimi i drejtë.

MINIKASKO është krijuar për të të mbrojtur, jo për t’u keqpërdorur. MINIKASKO nuk duhet të jetë një arsye për të marrë përsipër faje që nuk i ke, vetëm sepse mendon se siguruesi do të mbulojë dëmin.

Përkundrazi, një sjellje e tillë përbën mashtrim.

Legjislacioni shqiptar parashikon dënime të rrepta për mashtrimin në sigurime.

Nga ana tjetër, përveçse do të ndëshkoheni me rritje të primit të sigurimit TPL për vitin e ardhshëm, kompania ka të drejtën të refuzojë çdo dëm që nuk dokumentohet në mënyrë të rregullt.

Prandaj, apeli është i qartë! Përdore MINIKASKO-n ashtu siç duhet: si një garanci sigurie për veten dhe makinën tënde, si një supermundësi.

Ky produkt është krijuar për të kursyer kohë, stres dhe procedura të gjata për klientët.Shifrat flasin vetë 144 përfitues në vitin 2025, 300,000 euro dëmshpërblime vetëm në vitin 2025, mbi 3 milionë euro të paguara në një dekadë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat