16.5 C
Tirana
Monday, March 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kasa për fëmijë" për prindërit e rinj: SIGAL paguan 1/3 dëme në...

“Kasa për fëmijë” për prindërit e rinj: SIGAL paguan 1/3 dëme në industrinë e sigurimeve të jetës

Nëse sapo je bërë apo pret të bëhesh prind, kushtoji pak vëmendje këtij produkti që ka sjellë në treg SIGAL Insurance Group: “Kasa për fëmijë”.

Një depozitë kursimi me norma shumë të mira për fëmijën, e kombinuar me sigurimin e jetës së njerit prind apo të dy prindërve së bashku. Prindi e vendos vetë shumën që dëshiron të jetë duke e pritur fëmijën në 18- apo 20-vjetorin e lindjes së tij dhe kontribuon çdo vit përmes një pagese vjetore ose 6-mujore.

Nëse për 18 vjet, prindërit kontribuojnë nga 750 euro në vit secili, rreth 33 mijë euro do ta presin fëmijën në moshën 18-vjeçare. Sa shumë gjëra mund të bësh në 18-vjetor nëse të presin 33 mijë euro të sigurita!

Me ekspertët e SIGAL mund të konsultoni falas çdo objektiv financiar që dëshironi të vendosni. Nëse gjatë viteve të kontributit njeri nga prindërit e siguruar ndërron jetë, shuma e plotë e paracaktuar në kontratë i kalon menjëherë fëmijës si dëmshpërblim financiar nga sigurimi i jetës.

Kasa për fëmijë është kursim dhe garanci mbrojtjeje financiare përballë çdo skenari për fëmijën tënd.

SIGAL INSURANCE GROUP në shifra për sigurimin e jetës

Përgjatë muajit janar 2026, sipas raportit zyrtar të Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare, SIGAL Insurance Group pagoi 30.98%, thuajse 1 të 3-tën e dëmeve totale të industrisë së sigurimeve të jetës, ku operojnë 5 kompani.

Vetëm për muajin e parë të vitit 2026, SIGAL pagoi 9 dëme në shumën e 5,388,000 Lekëve, ndërsa e gjithë industria e sigurimeve të jetës përgjatë muajit janar 2026 pagoi 17,389,000 Lekë.

Edhe përgjatë gjithë vitit 2025, shifrat zyrtare thonë se SIGAL ishte paguesi kryesor i dëmeve në industrinë e sigurimeve të jetës, thuajse 42%. Kompania pagoi përgjatë 12 muajve të vitit 2025 181 raste dëmesh në shumën 133,915,000 Lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat