Të dhënat zyrtare të raportit zyrtar të AMF për muajin janar 2026 dëshmojnë se SIGAL Insurance Group pagoi 50.06% të dëmeve të tregut në sigurimet aksident dhe shëndet.
Përsa i takon këtij lloji sigurimi, kompania zotëron 40.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto për muajin janar 2026, në raport me tregun.
Në tregun e sigurimeve të jojetës operojnë 8 kompani, SIGAL Insurance Group pagoi 27,398,000 Lekë për dëmet e aksidenteve, ose afërsisht 292,000 euro.
E gjithë industria e sigurimeve në vend, me 8 operatorë, pagoi 54,728,000 Lekë ose 571 mijë euro.
Forca paguese dhe gjendshmëria ndaj klientit në momentet e tij më kritike, janë kollonat bazë të besueshmërisë së një kompanie sigurimesh dhe në këtë drejtim për SIGAL Insurance Group flasin shifrat zyrtare.




