Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi dje raportin e muajit të parë për tregun e sigurimeve sa i takon vitit 2026.
SIGAL Insurance Group, në vijim të raportit vjetor të vitit të plotë paraardhës ku paguante 26.02% të totalit të dëmeve, mbetet kompania kryesore në drejtim të pagesës së dëmeve në vend.
Mbi 1/3 dëme të tregut të sigurimeve të jojetës në Shqipëri paguhet nga SIGAL IG.
Përkatësisht, 200,773,000 Lekë të paguara për 1719 raste dëmesh, 33.39% të totalit të dëmeve që paguhet nga industria e sigurimeve në vend, sipas raportit zyrtar të AMF.
Industria e sigurimeve të jojetës, e përbërë nga 8 kompani, përgjatë janarit të vitit 2026 pagoi 593,826,000 Lekë, për 5723 raste dëmesh.




