Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.
Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.
Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.




