13.5 C
Tirana
Monday, February 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 arsyet pse siguria e një investimi në Fondin e Pensioneve SIGAL...

5 arsyet pse siguria e një investimi në Fondin e Pensioneve SIGAL është e pacënueshme

Investimi në Fondet e pensioneve SIGAL është një nga vendimmarrjet më të sigurta investuese që dikush mund të ndërmarrë.

Pesë arsyet pse:

1.Skenari më i tmerrshëm: fondi falimenton. Pjesa më e madhe e aseteve investohen në asete publike, afatgjata dhe legjislacioni shqiptar garanton ngritjen e një komisioni të përkohshëm administrimi shtetëror, që shlyen në momentin e maturimit të investimit, secilin prej klientëve. Nga kjo pikëpamje, investimi në asetet qeveritare, tituj dhe obligacioni, është po aq, madje edhe më i sigurt se një depozitë bankare, ku legjislacioni, falë rezervave, garanton vetëm 2.5 mln Lekë. Këtu shlyerja do të jetë e plotë.

2. Një fond pensioni nuk shkon asnjëherë në aventurë. Investohet vetëm në instrumente financiare me risk të ulët. Investimi monitorohet nga një autoritet me përvojë si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, raporton dhe mbi të gjitha studion me kujdesin maksimal mundësitë e investimit. Investimi nga Fondi kryhet në masë të madhe në tituj apo obligacione të qeverisë shqiptare, me afat të gjatë gjë e cila maksimizon kthimin afatgjatë të investimit dhe tërheqja e stafit më të mirë në treg, garanton administrimin e kujdesshëm dhe konservator të rrezikut të investimit.

3. Norma e kthimit në Fondin e Pensionit SIGAL është më konkurruesja në treg dhe historiku i ecurisë së saj në vite, premton siguri: rreth 4.55%, me tendencë rritëse, ishte norma kthyese e vitit 2025. Në çdo moment, falë digjitalizimit të lartë të Fondit të Pensioneve, online, mund të ndiqet ecuria e llogarisë personale, vlera e maturimit.

4. Përvoja 20-vjeçare, numri i anëtarëve mbi 19500 dhe vlera e aseteve neto nën administrim, rreth 40 milionë euro, garantojnë qëndrueshmëri afatgjatë të kompanisë.

5. Trashëgueshmëria e një kontributi është ligjërisht i pacënueshëm: kontributet e një individi, në rast të humbjes së jetës nga ai, bashkë me maturimin e vlerës, janë tërësisht të aksesueshme për trashëgimtarët ligjorë që gëzojnë të drejtën e patjetërsueshme të përfitimit të këtij pensioni. Jo vetëm kaq, por kontributet në një fond pensioni privat janë të pacënueshme edhe nga palë të treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat