13.5 C
Tirana
Monday, February 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreInfrastruktura elektronike në industrinë e sigurimeve vijon punën normalisht, pavarësisht shqetësimeve të...

Infrastruktura elektronike në industrinë e sigurimeve vijon punën normalisht, pavarësisht shqetësimeve të dhomave për e-albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) deklaroi se paqëndrueshmëria e fundit dhe problemet e performancës në platformën qeveritare të shërbimeve online e-Albania po ndërpresin operacionet e bizneseve dhe po ngrenë shqetësime për sigurinë e të dhënave dhe besueshmërinë e sistemit.

AmCham ka marrë reagime të përsëritura nga anëtarët e saj se disa shërbime të e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve, thuhet në një njoftim për shtyp të publikuar të martën.

Problemet e raportuara përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orëve me fluks të lartë dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, duke ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar aktivitetin e përditshëm.

Por a ndikohet tregu i sigurimeve nga problematikat e e-albania?

Në fakt, jo thelbësisht, pasi qytetarët thjesht nuk mund të marrin informacionin në kohë reale, ndërsa infrastruktura elektronike e AMF-së, që është aktori qendror dhe infrastruktura kryesore për mbikëqyrjen financiare dhe jo vetëm në procesin e sigurimeve, vijon punën normalisht.

Sigurisht, në procesin e plotësimit të dokumentacionit kjo problematikë ngadalëson, por infrastruktura elektronike e industrisë së sigurimit, proceset e shërbimit dhe monitorimit, vijojnë normalisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat