Një aksident i rëndë në punë, i ndodhur gjatë punës në një gurore në Jug të vendit, rikthen për të disajtën herë vëmendjen te rreziku real me të cilin përballen çdo ditë punonjësit në punë manuale dhe fizike.
Pa hyrë në detaje apo identitete,- për të cilat sa i takon rastit konkret që u bë shtysa për këto radhë, urojmë shërimin e plotë e të sa mëparshëm, të plotë- ky rast shërben si një alarm i fortë për nevojën e sigurimit të aksidenteve personale, si një mekanizëm financiar mbrojtës kur e papritura ndodh.
Një aksident në punë nuk sjell vetëm pasoja fizike.
Ai shpesh shoqërohet me një dramë psiko-emocionale, sidomos kur punonjësi humbet përkohësisht apo përgjithmonë aftësinë për të punuar.
Në këto raste, rreziku më i madh është që kjo dramë njerëzore të kthehet edhe në dramë financiare për familjen, veçanërisht kur punëtori është kontribuesi i vetëm i të ardhurave.
Familjet ku vetëm njeri anëtar siguron të ardhurat kryesore, ose herë pas here edhe të vetmet për familjen e tij, për fatin e keq të strukturës ekonomike vendase, nuk janë të pakta.
Sigurimi i Aksidenteve Personale shërben pikërisht për të parandaluar këtë zinxhir pasojash.
Ai ofron një mburojë financiare të menjëhershme, duke garantuar të ardhura dhe mbulim shpenzimesh në momente kritike, kur familja ka më shumë nevojë për siguri dhe stabilitet.
Me sigurimin e aksidenteve personale:
-
Përfitohen dëmshpërblime në rast humbjeje jete, invaliditeti të përhershëm total ose të pjesshëm
-
Mbulohen shpenzimet mjekësore vjetore deri në 400,000 lekë
-
Dëmshpërblimi i menjëhershëm mund të arrijë deri në 4,000,000 lekë (i llogaritur me 2,000,000 ALL të ardhurat vjetore nga paga), si formë amortizimi të pasojave financiare
-
Kostoja orientuese e këtij siguracioni është rreth 24,000 lekë në vit
Sigurimi nuk e zhbën dhimbjen, por parandalon që pasiguria ekonomike të rëndojë mbi familjen, duke garantuar dinjitet, vazhdimësi jetese dhe mbrojtje financiare.
Llogaritja dhe informimi mund të bëhen lehtësisht online në shendet.sigal.com.al

Kur jeta ndryshon papritur, mbrojtja financiare bën diferencën mes një goditjeje të përballueshme dhe një krize afatgjatë për familjen.
Sigurimi nga aksidentet personale, 24,000 ALL në vit për dëmshpërblime që shkojnë deri në 4,000,000 ALL të menjëhershme, është një investim në mbrojtje dhe siguri me raportin 1 me 167.
E veçanta e këtij lloj sigurimi është edhe një tjetër: mbrojtja e tij dhe të gjitha përfitimet shtrihen edhe përtej vendit të punës. Nëse i siguruari në një punë pëson një aksident personal të çfarëdoshëm, edhe të palidhur me punën e tij, edhe jashtë vendit të tij të punës, mbrojtja e tij dhe përfitimet që rrjedhin nga kjo mbrojtje janë të gjitha të vlefshme.




