16.5 C
Tirana
Friday, December 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti OECD 2024: Vendet me sigurimet më të larta dhe Shqipëria

Raporti OECD 2024: Vendet me sigurimet më të larta dhe Shqipëria

Shqipëria, me të dhënat zyrtare të tregut vjetor të sigurimeve për vitin 2024, në raport me publikimin e fundit të OECD-së, si penetrim tregu në raport me PBB e vendit, do të renditej shumë prapa.

Mesatarja e vendeve jo-OECD si penetrim i tregut të sigurimeve në GDP është 3.2%, mesatarja e vendeve OECD është 6.2%, ndërsa Shqipëria, me vëllim primesh të shkruara bruto 24,505,779,000 Lekë dhe PBB 2,517,820,000,000 Lekë, niveli i penetrimit rezulton rreth 0.97%.

Kjo përqindje konsiderohet shumë e ulët edhe në raport me rajonin. Rumania e ka 1.1%, Sllovakia e ka 1.6%, Turqia e ka 1.9%, Mali i Zi të fundit herë që raportonte për OECD e kishte 2.2%, Greqia 2.3%, Bullgaria dhe Kroacia në të njëjtin nivel, Sllovenia 3.6%, ndërsa Italia 6.9%.

Renditja botërore sipas grafikës së OECD është kjo: Luksemburgu 33%, Hong Kong 18.5%, SHBA 12.7%, Suedi 12.4%,  Mbretëri e Bashkuar 11.8%, Irlanda 11.7%, Danimarka 11.6%, Franca 11%, Taipei Kinez 10.8%, Holanda 8.3%, Belgjika 7.5%, Kanada 7%.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat