14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiLuhatje drastike të kriptovalutave, Bitcoin në rënie me mbi 10 mijë dollarë...

Luhatje drastike të kriptovalutave, Bitcoin në rënie me mbi 10 mijë dollarë brenda 24 orëve

Çmimi i Bitcoin ka rënë ndjeshëm gjatë fundjavës, duke prekur nivelin e ulët prej 43,000 dollarëve.  Kriptovaluta më e famshme në botë rikuperoi humbjet, duke u tregtuar në 48,767.8 dollarë, sipas Coindesk.  Brenda 24 orëve, çmimi i bitcoin ra nga 57,000 në 47,000 dollarë, duke humbur 10,000 dollarë apo mbi 17%.  Çmimi i Ethereum ra gjithahtu në një nivel të ulët prej 3,500 dollarë.  Ether, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë matur nga vlera e tregut, humbi mbi 16%.  Kriptovalutat nisën rënien që në ditën e Premte, ndërkohë që tregjet e kapitalit ranë gjithashtu, me investitorët që i’u drejtuan aktiveve të sigurta si titujt e Thesarit.  Aksionet e Teknologjisë ishin ndër humbësit më të mëdhenj në Wall Street në tregtinë e fundit të Javës, me Tesla që ra me 6%.

Ndërkohë që humori tek hapësira teknologjike u bë i zymtë, investitorët mund të kenë nisur gjithashtu shitjen e kriptovalutave. Megjithatë, nuk kishte ndonjë arsye të qartë për rënien e kriptovalutave, sidomos gjatë fundjavës, ku humbjet morën vrull.   Analistët thonë se ky ishte një event i shitjeve i nxitur nga produktet derivative, e ngjashme me rënien e Shtatorit.  Ekspertë të tjerë thonë se kjo mund të krijojë mundësinë e një tjetër rritjeje optimiste, si ajo e Tetorit.

Kriptivalutat janë tregtuar në mënyrë të turbullt që kur u shfaq varianti Omicron, duke ndjekur tregjet botërore të kapitalit, që kanë qenë gjithashtu të luhatura. Më 26 Nëntor, bitcoin shënoi nivelin më të ulët në 6 javë prej 54,000 dollarë. Bitcoin është tashmë në rënie me 30% nga niveli më i lartë i të githa kohërave prej 69,000 dollarë, që shënoi në fillim të Nëntorit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat