Të paktën 23 persona u mbytën kur një autobus që po udhëtonte për në një dasmë në Kenian qendrore u rrëzua në një lumë.
“Ne kemi këtë aksident të tmerrshëm që ndodhi këtu këtë mëngjes,” u tha gazetarëve të shtunën guvernatorja e Kitui, Charity Ngilu.
“Janë mbi 23 trupa, por ka më shumë në autobus,” shtoi ajo.
Ngilu në Twitter postoi se së bashku me Kryqin e Kuq të Kenias dhe agjencitë e zbatimit të ligjit ata “po bënin gjithçka të mundshme për kërkimin dhe shpëtimin e personave.”
Ajo tha se 12 persona ishin shpëtuar, duke përfshirë katër fëmijë. Mbetet e paqartë se sa pasagjerë ndodheshin në autobus.
Anëtarët e korit të Kishës Katolike Mwingi kishin qenë duke udhëtuar për në dasmën e kolegut të tyre, kur ndodhi aksidenti në qarkun Kitui.
Zyrtarët thanë se ngjarja është nën hetim.