11.5 C
Tirana
Tuesday, November 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Sa do të jetë pensioni im?”, tri herë më shumë pavarësi me...

“Sa do të jetë pensioni im?”, tri herë më shumë pavarësi me SIGAL Invest

Në mbarë Europën është pranuar se pensioni shtetëror nuk mjafton për një jetë dinjitoze pas daljes në pension. Shtetet nuk arrijnë të ruajnë standardin e jetesës, që qytetarët kishin gjatë viteve të punës. Mundësia është: Shtylla e Tretë e Pensioneve, pensioni privat vullnetar.

Shtylla e tretë e pensioneve

Shtylla e Tretë e pensioneve është pensioni privat vullnetar, një formë kursimi personal, që plotëson pensionin shtetëror (Shtylla e parë) dhe atë të mundshëm të punëdhënësit (Shtylla e dytë).

Kjo mundësi u krijon individëve hapësirën të kontribuojnë vetë, çdo muaj ose çdo vit, në një fond që investohet dhe rritet me kohën, me qëllim që të sigurojnë më shumë të ardhura dhe pavarësi financiare në pleqëri, pa u varur vetëm nga pensioni shtetëror.

SIGAL INVEST

Në Shqipëri, këtë shërbim e ofrojnë vetëm katër kompani të licencuara, mes tyre SIGAL INVEST.

SIGAL INVEST është lideri me rreth 20,000 klientë, 150 kompani kontribuese dhe rreth 36 milionë euro asete në administrim.

Vetëm SIGAL MAX Pensioni regjistronte për vitin 2024,  4.16% normën e kthimit vjetor, me rritje nga viti në vit.

3 herë më shumë të ardhura dhe pavarësi

“Sa do të jetë pensioni im?”, kësaj pyetjeje më së miri mund t’i përgjigjet kompania lider SIGAL Invest, pjesë e SIGAL Insurance Group.

“3 herë më shumë të ardhura dhe pavarësi financiare, falë shtyllës së tretë të pensioneve në SIGAL Invest”, do të ishte përgjigjja e duhur.

Aritmetikë e thjeshtë

Kjo do të thotë për këdo se nëse sot kontribuon në fondin privat (Shtylla e Tretë), bashkë me interesat e investimit dhe përfitimet tatimore, pensioni i tij privat mund të arrijë dyfishin e pensionit shtetëror.

Veprimi aritmetik është i thjeshtë, nëse qytetari përfiton  X si pensionin shtetëror dhe 2X si pensionin privat, ai përfiton në total 3X pension, 3 herë më shumë nga sa do të përfitonte sikur të qëndronte i varur vetëm nga pensioni shtetëror.

Ky fitim i trefishtë nënkupton tre herë më shumë liri dhe pavarësi financiare si rezultat i vetëm një zgjedhjeje të zgjuar: SIGAL INVEST.

Pensioni privat në SIGAL Invest është zgjedhje e mençur dhe jetë e qetë me pavarësi financiare. SIGAL INVEST, mundësi shpërblyese.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat