11.5 C
Tirana
Friday, October 31, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjumi i pashëndetshëm i parave, SIGAL Investi si mundësi më e mirë

Gjumi i pashëndetshëm i parave, SIGAL Investi si mundësi më e mirë

“Ai që e shpërdoron mëngjesin, e ka humbur ditën”, shkruante romaku Seneka që në antikitetin klasik, si për t’ia theksuar rëndësinë ikjes së shëndetshme nga gjumi i stërgjatur.

Paratë që rrinë të mbyllura në llogaritë bankare të kursimeve, interesat e të cilave shpesh nuk i kapërcejnë dot as normat e inflacionit, janë trupa që zgjohen kur dielli është duke ikur.

Investimi është dielli dhe drita e tyre e shëndetshme: Sigal Investi mundësia dhe nxjerrja në dritë e tyre.

Me një trashëgimi 20-vjeçare suksesi në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave, SIGAL INSURANCE GROUP-i i ka dhënë jetë SIGAL Invest-it si mundësi për të ofruar një mënyrë moderne, të thjeshtë dhe të sigurt investimi për çdo qytetar.

Qëllimi është i qartë: të ndihmojë çdo investitor të rrisë vlerën e kursimeve të tij përmes menaxhimit profesional dhe planifikimit afatgjatë.

SIGAL Invest ka arritur një kthim mesatar prej 4.55%, duke reflektuar një menaxhim të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të portofolit të investimeve.

Përveç fitimeve të sigurta, rritjes së shëndetshme të parave tuaja që nuk lihen në gjumin e interesave të ulëta të kursimit, klienti i SIGAL Invest përfiton edhe lehtësira fiskale.

Nëse kontribuoni deri në 480,000 lekë në vit, shuma përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat, pra kurseni taksa duke investuar për të ardhmen tuaj.

Me një kthim mesatar prej 4.55% në vit, me menaxhimin profesional të traditës së sukseseve dhe besueshmërisë në tregjet financiare që SIGAL IG përfaqëson, me mbikëqyrjen ligjore nga AMF, produktet e investimit të SIGAL INVEST janë të përshtatshme si për individë ashtu edhe për biznese.

Investimi mund të bëhet lehtësisht online e mund të kontrollohet po ashtu në vijimësi. SIGAL INVEST është drita dhe dielli i mëngjesit për shëndetin e parave tuaja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat