Dietologia Anila Kallashi në Ora News ka folur më shumë rreth intolerancës ushqimore dhe dietave tek njerëzit.
Ajo u shpreh se produktet që shfaqin intolerancë janë të ndryshme, ku dhe renditi shtatë prej tyre: “Frutat e thata, laktoza, veza, gluteni, misri, sheqernat e përpunuar, disa lloje vajrash, kikiriku, etj”.
Ndër të tjera Kallashi theksoi se është shumë e rëndësishme që të studiohet psikologjia e njerëzve, përpara se t’u përcaktosh dietat. Pasi sipas saj varet sa e përballojnë këtë të fundit.
“Intoleranca ushqimore është në variante të ndryshme, bëhet nëpërmjet gjakut, pështymës dhe me fijet e flokëve. Studimi psikologjik i pacientëve është shumë i rëndësishëm për të ndjekur një dietë dhe regjim ushqimorë, pasi duhet të kuptojmë nëse e përballojnë apo jo regjimin ushqimorë”, u shpreh Kallashi.