9.5 C
Tirana
Tuesday, October 28, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL paguan 44.22% të dëmeve në sigurimin e Jetës në tregun shqiptar

SIGAL paguan 44.22% të dëmeve në sigurimin e Jetës në tregun shqiptar

Në tregun shqiptar të sigurimeve të Jetës, kompania SIGAL konfirmohet si kompania me pagesën më të madhe të dëmeve gjatë periudhës së raportuar.

Të dhënat i takojnë raportit 9-mujor, janar-shtator 2025 të publikuar nga AMF.

Nga katër kompanitë që operojnë në këtë segment, SIGAL ka paguar 44.22% të totalit të dëmeve, ose 113,815,000 Lekë.

Gjithashtu, SIGAL zë pjesë të konsiderueshme të tregut në aspektin e primeve të shkruara bruto, duke arritur 519,490,000 Lekë prime të shkruara bruto, që përbën 31.11% të totalit të tregut.

Të dhënat tregojnë se SIGAL mban një rol qendror në sigurimin e qytetarëve, por edhe garanton një nivel të lartë të pagesave të dëmeve në segmentin e Jetës, në kohë rekord dhe me korrektëse, sipas ligjeve dhe kontratave në fuqi, me seriozitet dhe përgjegjshmëri.

SIGAL IG, në drejtim të sigurimeve të jetës, reflekton jo vetëm forcën financiare në tregun e sigurimeve, por edhe të qenit kompania më e madhe dhe më e besuar e rajonit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat