25.5 C
Tirana
Thursday, September 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiISP: Thjeshtimi nuk do të thotë derregullim

ISP: Thjeshtimi nuk do të thotë derregullim

Grupi i Shërbimeve të Pavarura (ISP) ka mirëpritur përpjekjet për të thjeshtuar zbatimin e Aktit për të Dhënat, por tërheq vëmendjen se ky proces nuk duhet të kthehet në deregulim.

Sipas ISP-ve, disa propozime për ta bërë Aktin vullnetar ose për të dobësuar detyrimet e tij kryesore, me justifikimin e uljes së barrës administrative, rrezikojnë të dëmtojnë qëllimin e ligjit.

ISP-të theksojnë se pengesa më e madhe për shërbimet e reja të mobilitetit digjital nuk është burokracia, por kufizimi i aksesit në të dhënat e automjeteve.

Nëse Akti dobësohet, sipas ISP, kjo do të forcojë pabarazitë ekzistuese në treg dhe do të favorizojë vetëm disa kompani të mëdha.

“Rregullat vullnetare nuk mund të zëvendësojnë rregullat detyruese, sidomos në sektorin automobilistik ku pabarazitë janë strukturore,” – thuhet në reagimin e 12 shtatorit nga Brukseli që ISP-të bënë.

Sipas ISP-ve, Evropa ka nevojë për rregulla të qarta dhe të zbatueshme që të garantojnë besim, siguri ligjore dhe mundësi të barabarta për të gjitha bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Vetëm kështu, sipas tyre, mund të sigurohet konkurrencë dhe inovacion në të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat