29.5 C
Tirana
Friday, September 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPwC: Rezervat globale të run-off-ve në sigurimet jo-jetë kalojnë 1.1 trilionë dollarë

PwC: Rezervat globale të run-off-ve në sigurimet jo-jetë kalojnë 1.1 trilionë dollarë

Sipas studimit të fundit të PwC mbi tregun global të run-off, rezervat e sigurimeve jo-jetë kanë arritur në 1.129 trilionë dollarë, një rritje prej 11% krahasuar me anketën e mëparshme.

Nga janari deri në gusht 2025 janë regjistruar 25 marrëveshje publike, që kanë transferuar rezerva bruto me vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë.

PwC thekson se rritja lidhet me futjen e biznesit të ri në run-off që ka tejkaluar shlyerjen e rezervave ekzistuese, si dhe me rritjen e vetë rezervave.

Edhe pse aktiviteti i marrëveshjeve ka qenë i fortë, prirja e viteve të fundit për marrëveshje gjigante është zëvendësuar këtë vit nga transaksione të mesme dhe të vogla.

Në total, Amerika e Veriut zë 558 miliardë dollarë, Evropa 367 miliardë dhe pjesa tjetër e botës 204 miliardë nga këto rezerva.

Linjat kryesore të biznesit mbeten sigurimi i përgjegjësisë civile dhe ai motorik.

PwC vlerëson se këto do të jenë edhe segmentet më të tregtuara, ndjekur nga sigurimet financiare profesionale.

87% e pjesëmarrësve në sondazh presin hyrje të reja kapitali në tre vitet e ardhshme, megjithëse me kritere të rrepta për menaxhim dhe plane biznesi.

Një rrezik i ri që po fiton peshë është PFAS, substanca kimike me pasoja të panjohura, që mund të ndikojnë në strukturimin e marrëveshjeve dhe çmimet.

PwC thekson se tregu i “legacy” po forcon rolin e tij si sektor i qëndrueshëm dhe me kthime afatgjata, duke u bërë gjithnjë e më thelbësor për zinxhirin global të sigurimeve.

Me treg global të run-off-eve nënkuptohet tregu global i sigurimeve jo-jetë që janë mbyllur për shitje të reja, por mbeten aktive vetëm për të shlyer dëmet e mbetura.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat