0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të...

Covid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është te COVID 19 dhe varianti i ri “Omicron”, i cili po frikëson mbarë botën, nga ana tjetër sëmundjet e rënda sa vijnë dhe shtohen.

Rreth 5500 raste me sëmundje tumorale diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë, ku më i përhapuri rezulton të jetë kanceri i mushkërive kryesisht tek meshkujt i ndjekur nga tumori i gjirit tek femrat.

Në një situatë të tillë pasigurie, në shkallë botërore, veprimi i duhur që duhet të bëjë secili prej nesh është edhe sigurimi privat i shëndetit.

Ne në SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në rajon, punojmë me moton “të parandalosh një sëmundje është më mirë se sa ta kurosh atë”, ndaj u vijmë qytetarëve me paketat më të mira të Sigurimit të Shëndetit.

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë dhe të gjitha këto në spitalet private më të mira brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Por cilat janë produktet që ofron SIGAL UNIQA?

Sigurimi COVID+

Ky sigurim mbulon:

a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit

b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri në ekzaminimin e dytë negativ.

d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit

f) 1 milionë lekë në rast humbje jete

Ky virus është i paparashikueshëm, është i pabesë dhe mund të na godasë jo vetëm një herë, por disa herë. Prandaj dhe ky sigurim është për të gjithë, për ata që e kanë kaluar dhe për ata që nuk e kanë kaluar COVID-19.

Shumë prej nesh nuk e pëlqen shtrimin në spital dhe me të drejtë, ndaj SIGAL UNIQA ka menduar edhe për këtë.

Sa kushton ky sigurim dhe si mund të blihet?

Ky sigurim kushton 17 mijë lekë dhe mund të blihet online në www.sigal.com.al  ose në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL në çdo qytet të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Në rast se keni pyetje apo paqartësi mund edhe të na shkruani në numrin tonë në Whatsapp: 0686062829.

Ne jemi me ju dhe do bëjmë gjithçka për ta përballuar së bashku këtë betejë për jetën.

Por kur shkollat dhe universitetet vijojnë funksionimin normalisht dhe kur pasiguria për shëndetin e nxënësve dhe studentëve është ende e lartë, SIGAL UNIQA Group Austria u vjen në ndihmë prindërve përmes paketës së Sigurimit të shëndetit për nxënës e student.

Ky sigurim mbulon:

  1. Shpenzimet mjekësore deri në 100,000 Lekë
  2. Shpenzimet spitalore dhe shpenzimet në rast mjekimi në shtëpi për Covid deri ne 120 mije leke.
  3. Sigurimin e jetës së prindit nga aksidentet dhe nga pasojat e COVID 19, deri në 1,000,000 Lekë

Sigurimi i nxënësve dhe studentëve ofrohet për herë të parë me përfitimet për sëmundjen Anti-Covid nga SIGAL UNIQA.

Ky sigurim kushton 10 mijë lekë dhe mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL UNIQA si dhe online në www.sigal.com.al.

Por nuk mbaron këtu. Prej kohësh, SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular, i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur vizitën në spitalet e shtetit ku ndodheni dhe duke evituar kështu edhe shpenzimet monetare.

Por edhe nëse keni familjarë në Shqipëri dhe vetë jetoni në emigrim, “TeleShëndet” do të ishte dhurata më e vlefshme për ta. Ndërkohë që ju jetoni dhe punoni jashtë, nuk do të shqetësoheni për shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ju ofron atyre mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përfitimet nga “Teleshëndet”

–   Këshillohuni me mjek 24/7 direkt nga telefoni

–  Konsultohuni me mjek për fëmijët deri në 18 vjeç

–  Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore online

–  Ngarkoni dhe shikoni përgjigjet e ekzaminimeve në çdo kohë

– Merrni një recetë mjekësore online

– Përfitoni zbritje në shërbimet mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 2500 lekë në vit, ndërsa ajo familjare 10,000 lekë.

➡SHKARKONI APLIKACIONIN NË👇:

https://sigal.com.al/teleshendet/

Jetoni më mirë me “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA Group Austria

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë botën,  vdesin para moshës 70-vjeçare rreth 15 milionë njerëz si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancereve, diabetit dhe mbipeshës.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, pa harruar këtu edhe pandeminë Covid-19, që vijon të mbajë mbërthyer mbarë globin.

Por zhvillimet në fushën e mjekësisë kanë bërë që shumë pacientë të shërohen plotësisht, pavarësisht diagnozës që kanë patur.

Trajtimet e avancuara si: Transplanti i palcës së kockës, transplanti i mëlçisë, ndërhyrjet miniinvazive në kokë apo ndërhyrjet në zemër po realizohen gjithmonë e me më shumë sukses.

Nëpërmjet paketës së sigurimit “Jetë Plus”, SIGAL UNIQA Group Austria ju mbulon shpenzimet për një trajtim me procedurat më të avancuara mjekësore, por jo vetëm.

“Jetë Plus” ofrohet për çdo grupmoshë nën 65 vjeç, me tarifa të përballueshme. Vetëm 31.000 lekë në vit për të rriturit dhe 20.000 në vit për minorenët.

Ndaj mos u frikësoni nëse diagnostikoheni me një sëmundje serioze. Mos mendoni as për të gjetur mjekun më të mirë apo për shpenzimet financiare.

Ju mendoni se kë të afërm do të merrni me vete për t’ju shoqëruar gjatë trajtimit mjekësor pasi udhëtimi jashtë vendit, bileta e avionit, hoteli dhe dietat për të gjitha ditët e qëndrimit mbulohen nga SIGAL UNIQA Group Austria.

PAKETAT E SHËNDETIT 

INDIVIDUALE – 25 €/Vit për person

Ky sigurim mbulon:

  • Sigurim jete nga aksidentet
  • Shuma e siguruar 500,000 Leke
  • Dëmshpërblim për familjen në rast se i siguruari humb jetën aksidentalisht
  • Dëmshpërblim për personin e siguruar nëse aksidenti i shkakton paaftësi të plotë dhe të përhershme
  • Check up (kujdes parandalues) në klinikën “Intermedica”
  1. Gjak komplet
  2. Urinë komplet
  3. Glicemi esell
  4. SGPT, SGOT
  5. Azotemi, Creatinemi

Paketa e Shëndetit 2 – 80 €/Vit për person

Ky sigurim mbulon:

  • Check Up në klinikën “Intermedica” në Tiranë ku përfshihen: Analiza laboratorike dhe kontrolle për sëmundjet tumorale dhe ato kardiake (CEA, PAP test ose PSA, Stress Test, 1 Echo me zgjedhje. Nëse i siguruari nuk kryen stress test ka të drejte të kryejë 1 echo shtesë dhe analizën e tiroides TSH)
  • Zbritje në klinikën “Intermedica” deri në 50%
  • 50% zbritje për shërbimin e infermierit në shtëpi 24/7 në zonën e Tiranës
  • 500,000 Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete apo invaliditeti të përhershëm si pasojë e një aksidenti

Paketa e Shëndetit 3 – 90 €/Vit për person

Ky sigurim mbulon:

  • Shpërblim fiks në vlerën 100,000 lekë në rast se i siguruari kryen një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një sëmundjeje apo aksidenti
  • Shpërblimi i jepet personit të siguruar pavarësisht nëse shtrimi ka ndodhur në spital publik apo në spital privat
  • Përfitoni zbritje që variojnë nga 5 – 30% në të gjitha klinikat dhe spitalet private në Shqipëri, me të cilin SIGAL UNIQA ka marrëveshje bashkëpunimi.

FAMILJARE

Paketa e Shëndetit 1 – 20 €/Vit për person

  • Sigurim jete nga aksidentet
  • Shuma e siguruar 500,000 Leke
  • Dëmshpërblim për familjen në rast se i siguruari humb jetën aksidentalisht
  • Dëmshpërblim për personin e siguruar nëse aksidenti i shkakton paaftësi të plotë dhe të përhershme
  • Check up (kontroll parandalues) në klinikën “Intermedica”
  1. Gjak komplet
  2. Urinë komplet
  3. Glicemi esëll
  4. SGPT, SGOT
  5. Azotemi, Creatinemi

Paketa e Shëndetit 2 – 70 €/Vit për person

Ky sigurim mbulon:

  • Check Up në klinikën “Intermedica” në Tiranë ku përfshihen: Analiza laboratorike dhe kontrolle për sëmundjet tumorale dhe ato kardiake (CEA, PAP test ose PSA, Stress Test, 1 Echo me zgjedhje. Nëse i siguruari nuk kryen stress test ka të drejte të kryejë 1 echo shtesë dhe analizën e tiroides TSH)
  • Zbritje në klinikën “Intermedica” deri në 50%
  • 500,000 Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete apo invaliditeti të përhershëm si pasojë e një aksidenti.

Paketa e Shëndetit 3 – 80 €/Vit për person

Ky sigurim mbulon:

  • Shpërblim fiks në vlerën 100,000 lekë në rast se i siguruari kryen një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një sëmundjeje apo aksidenti
  • Shpërblimi i jepet personit të siguruar pavarësisht nëse shtrimi ka ndodhur në spital publik apo në spital privat
  • Përfitoni zbritje që variojnë nga 5 – 30% në të gjitha klinikat dhe spitalet private në Shqipëri, me të cilin SIGAL UNIQA ka marrëveshje bashkëpunimi.

CHECK UP

Kur flasim për shëndetin tonë, parandalimi është më mirë sesa kurimi. Sot, me zhvillimet e fundit, disa sëmundje janë të parandalueshme dhe mund të menaxhohen shumë më mirë nëse identifikohen në një fazë të hershme. Për shumë njerëz është e zakonshme që të shkojnë tek doktori vetëm kur ata nuk ndjehen mirë apo kur janë sëmurë.

Check-up-i i rregullt me një doktor do ta ndihmojë atë që të vlerësojë më mirë gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore si edhe për të identifikuar faktorët dhe skenarët e rrezikshmërisë suaj për sëmundje të mundshme.

Përse duhet të bëni check-up-in?

Në një check-up tipik doktori do t’ju pyes mbi: gjendjen tuaj aktuale shëndetësore; historinë mjekësorë personale dhe familjare; do t’ju ekzaminojë me kujdes, duke kërkuar për shenja sëmundjeje; do t’ju kërkkojë që të bëni analizat e gjakut dhe të urinës; dhe do të kërkojë që të dijë më shumë mbi zakonet e stilit tuaj të jetesës. Nëpërmjet të dhënave nga check-up-i, doktori do të jetë në gjendje që të kryejë një vlerësim më të saktë për të mësuar nëse jeni të rrezikuar për zhvillimin e një sëmundjeje kronike.

Check-up-i është një shans shumë i mirë për të pyetur doktorin mbi shëndetit tuaj dhe rreth rekomandimeve dhe udhëzimeve aktuale. Për të rriturit është mirë që të bëjnë një check-up çdo 2 vjet dhe 1 në vit pas moshës 40 vjeçare.

Shumëkush prej jush mund të dyshojë duke u shprehur se “kompanitë e sigurimeve nuk paguajnë”, por SIGAL UNIQA nuk është prej tyre dhe këtë e tregojnë shifrat zyrtare.

Gjatë vitit të shkuar SIGAL pagoi mbi 230,292,896 Lekë dëmshpërblime shëndetësore në mbi 10 mijë klientë, ndërsa gjatë 10-mujorit të këtij viti janë paguar plot 242,160,000 Lekë duke pësuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke tejkaluar shumën totale të 2020-ës.

Burimi AMF

Të gjithë kemi të njohur apo të afërm të siguruar pranë SIGAL UNIQA. Pyetini ata…

Për çdo informacion vizitoni www.sigal.com.al, shkruani në numrin WhatsApp +355 68 60 62 829 ose vizitoni çdo degë të SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat