24 C
Tirana
Monday, July 21, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStandardi evropian që duhet përqafuar: çdo punonjës i siguruar. SIGAL paketa më...

Standardi evropian që duhet përqafuar: çdo punonjës i siguruar. SIGAL paketa më e mirë siguruese

Nuk kemi ende një shifër për vitin 2025, por statistikat flasin qartë se rasti fatkeq i Shëngjinit është zhvillimi i një situate të rëndë dhe të përsëritur.

Vetëm në vitin 2024, sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndodhën 177 aksidente të raportuara, nga të cilat 33 përfunduan me vdekje.

Sektorët më të rrezikshëm vijojnë të jenë ndërtimi dhe minierat.

Në periudhën 2018–2023, 184 persona humbën jetën në aksidente pune. Shtuar me 33 viktimat e 2024-ës, numri shkon në 217 humbje jete në 6 vjet.

Kjo është një kambanë alarmi që tregon se sigurimi i punonjësve nuk është më një opsion – por një domosdoshmëri urgjente.

217 jetë të humbura, janë 217 familje të goditura në zemrën e tyre jo vetëm emocionalisht: edhe financiarisht. Njeriu që siguronte të ardhurat, nuk është më.

Sigurimi nga aksidentet në punë luan një rol thelbësor në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së punonjësve. Ai mbulon kostot e menjëhershme mjekësore, rehabilitimin dhe shpesh edhe të ardhurat e humbura për shkak të paaftësisë së përkohshme apo të përhershme.

Për një familje shqiptare me të ardhura modeste, kjo mbështetje financiare është shpesh e vetmja mënyrë për të përballuar pasojat e një aksidenti tragjik.

Për punëdhënësit, ky sigurim është gjithashtu një formë e menaxhimit të rrezikut dhe mbrojtjes ligjore. Formë e nxitjes dhe respektit për punonjësin.

Në një treg pune që synon të jetë modern dhe europian, sigurimi i punonjësve nga aksidentet duhet të jetë pjesë bazë e çdo pakete punësimi.

Ai përmirëson moralin e punonjësve, ul pasiguritë dhe rrit besimin ndaj kompanisë. Në fund të fundit, një vend pune i sigurt është një vend pune më produktiv.

Rasti i fundit në Shëngjin nuk duhet të jetë thjesht një tjetër shifër – por një moment ndërgjegjësimi për të forcuar rregullat dhe për të garantuar se çdo punonjës i Shqipërisë, në çdo sektor, të kthehet në shtëpi i sigurt dhe i mbrojtur. Minimalisht.

Paketa më e mirëpërshtatur për këtë gjendet në SIGAL dhe çdo punëdhënës, për më pak se 100 euro, për 45 sekonda online, mund ta sigurojë punonjësin e tij edhe online:

Sigurimi nga aksidentet – SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat