31.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjigantët e sigurimeve me gjigantët e futbollit: ERGO me DFB-në, Allianz-Bajern dhe...

Gjigantët e sigurimeve me gjigantët e futbollit: ERGO me DFB-në, Allianz-Bajern dhe SIGAL si themelues tradite në Shqipëri  

Lumi i tifozëve shqiptarë në EURO 2024, që deshi të përkrahë kuqezinjtë në ndeshjen e grupit B me Spanjën, në ndeshjen e luajtur në qytetin e Dyseldorfit, me siguri ka parë një reklamë të stërmadhe të njerit ndër partnerëve të EURO 2024 në atë që njihet si Kulla Ergo.

Sponsorizuesja e kësaj reklame ishte kompania ERGO. ERGO është një nga kompanitë më të mëdha siguruese në Republikën Federale Gjermane, njëherësh partner zyrtar i Federatës Gjermane të Futbollit.

Nga fasada e jashtme e Kullës ERGO, e përshtatur si LED Wall gjigant, kompania uronte mirëseardhjen në disa gjuhë të Evropës.

Nëpërmjet mirëseardhjes së uruar në gjuhë të ndryshme, gjiganti gjerman i sigurimeve po sinjalizonte partneritetin e vetë me UEFA EURO 2024™, në kuadër të Evropianit që u luajt në Gjermani. Kompania ERGO është pjesë e Grupit Munich Re, një nga grupet më të mëdha të risigurimeve në Botë.

Më 2 dhjetor 2023, për të celebruar kapërcimin nga futbolli gjerman në nivel qendror kontinental, përshëndetje mirëseardhjeje në gjuhë të ndryshme evropiane, përfshirë edhe “Mirë se vini!” në shqip, shkëlqyen nga LED Wall-i i jashtëm i Kullës ERGO, spot i dakordësuar me bashkinë e qytetit, dhe u panë gjerësisht mbi qytetin e Dyseldorfit, siç syri i tifozëve të pranishëm të EURO 2024-s u mësua t’i shihte çdo mbrëmje.

Në qytetin e Dyseldorfit u zhvilluan pesë ndeshje: Austri-Francë, 0-1, për grupin D. Shqipëri-Spanjë, 0-1, për grupin B. Sllovaki-Ukrainë, 1-2, për grupin E. Francë-Belgjikë, 1-0, për 16-she. Angli-Zvicër, 1-1, 5-3 me penallti, për çerekfinale.

Që nga viti 2022, ERGO ka zgjeruar angazhimin si “Partneri Zyrtar i Sigurimeve i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB)”, duke u bërë partner për kombëtaret meshkuj, femra dhe U21, si edhe për Kupën dhe e-Kupën, po edhe në nivel amator. Bashkëpunimi i pjesshëm mes ERGO-s dhe DFB-së daton prej vitit 2016.

Në nivel klubesh, një tjetër shembull ilustron bashkëpunimin gati epokal të një gjiganti sigurimesh me një gjigant futbolli: Allianz-i dhe FC Bayern.

Partneriteti epokal, Alianz (Allianz)-Bajern i Mynihut (FC Bayern Munchen)

Në vitin 2000, FC Bayern-i nënshkroi kontratën e parë të partneritetit me grupin e sigurimeve me qendër në Mynih, duke nisur një partneritet të rëndësishëm në fushën e sigurimeve fill pasi kishte fituar Ligën e Kampioneve kundër spanjollëve të Valencias.

Bashkëpunimi vijoi edhe me ndërtimin e stadiumit të ri të Bajernit, sot “Alianz Arena”, një ngjarje që tërhoqi vëmendje mbarëkombëtare dhe kushtoi 340 milionë euro.

Punimet nisën në tetor 2002 dhe u konkretizuan në vitin 2005.

Ndeshja e parë zyrtare në “Allianz Arena” u zhvillua më 5 gusht 2005, ku FC Bayern-i mundi Borussia Mönchengladbach-un 3-0, me gola nga Ouen Hargrivs dhe dy nga holandezi Roi Makai.

Në vitin 2006, për 6.9 milionë dollar në viti, nisi të quhet “Allianz Arena”

Në shkurt 2014, “Allianz SE” bleu 8.33% të aksioneve të FC Bayern München AG për 110 milionë euro, duke e forcuar më tej partneritetin dhe duke ndihmuar klubin të shlyente borxhet e stadiumit dhe të investonte në qendrën e të rinjve.

Duke u bërë aksioner në 2014, gjiganti “Allianz” siguroi edhe zgjatjen e të drejtës së emërtimit të stadiumit deri në vitin 2041.

Kompania “Allianz” nisi në këtë kohë të bëhet shumë e pranishme te ekipi i vajzave i FC Bayern, me logon e saj të shfaqur në fanellat e kuqe, nën stemën e klubit. Po ashtu nisi edhe organizimet vjetore të kampeve sportive për të rinj në zonën veriore të qytetit, mbi këtë organizim u publikua edhe një serial me 6 seri për Bayern Campus-in.

Më 21 mars 2023, FC Bayern dhe “Allianz” njoftuan zgjatjen e partneritetit të tyre për dhjetë vjet të tjera dhe prezantuan programin e ri Ready Coach. 13 milionë euro në vit për 10 vjet do t’i paguajë gjiganti i sigurimeve gjigantit të futbollit.

“Allianz Arena” në Mynih ishte stadiumi i parë me këtë emër, tani nuk është më i vetmi.

Gjiganti i sigurimeve duke e parë dhe ndjerë suksesin, u zgjerua pandalshëm me investime të tjera të ngjashme në zërin e marketingut të vetë, të tilla si: “Allianz Riviera” në Nisë të Francës, stadium me 35,624 vende. Mandej “Allianz Parque” në Sao Paulo të Brazilit me 55,000 vende. Gjithashtu “Allianz Stadium” në Sidnei të Australisë me 42,500 vende. Një tjetër i këtij lloji edhe “Allianz Field” në St. Paul/Minnesota në SHBA, me 19,400 vende, po ashtu “Allianz Stadium” në Vjenë të Austrisë me 28,000 vende dhe së fundmi, operacioni gjigant, “Allianz Stadium” në Torino, stadium i ri i Juventusit me 41,500 vende.

SIGAL dhe Shqipëria

Në Shqipëri, e para dhe e vetmja kompani që e ka kapërcyer këtë barrierë, që ashtu si “ERGO” apo “Allianz”, të investojë në futboll për të rritur njohjen e markës dhe për të krijuar lidhje emocionale me klientët nëpërmjet sportit më të popullarizuar në botë, ka qenë SIGAL Insurance Group-i, që bashkëpunon me Federatën Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2016 e së fundmi, ka patur një intensifikim të bashkëpunimit nga pozitat e Sponsorit Premium të kombëtareve dhe kampionatit shqiptar të futbollit.

Nga pikëpamja e interesave strategjikë të marketingut, partneritetet me klube të mëdha dhe evente ndërkombëtare të futbollit, siguruesve gjigantë, si ERGO, “Allianz” dhe në Shqipëri SIGAL Insurance Group-it, u ofrojnë mundësi për të zgjeruar tregun, për të ndërtuar imazhin e një kompanie të besueshme dhe të qëndrueshme që ndërmerr rol dhe angazhim social, që ndihmon zhvillimin e sportit dhe komuniteteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat