31.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompanitë e sigurimeve në futbollin italian

Kompanitë e sigurimeve në futbollin italian

Kompania e sigurimeve ConTe.it ka rinovuar për të dytën herë partneritetin me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), duke mbetur Partner Zyrtar i Kombëtareve Italiane.

Për arbitrat italianë të futbollit kujdeset një tjetër kompani sigurimesh, Net Insurance. Më herët FIGC ka patur kontratë edhe me COMPASS.

FIGC, Federata Italiane e Futbollit, e njeh mirë rëndësinë strategjike të të bashkëpunuarit me aktorë gjigantë vendorë të sigurimeve.

Sa i takon ConTe.it, pas një bashkëpunimi trevjeçar që kulmoi me fitoren në Kampionatin Europian, vendosën që mbështetja për të gjitha kombëtaret – meshkuj, femra dhe U21 – të vijojë si sponsori zyrtar për sigurimet e makinave dhe motorëve.

Marrëveshja mes këtyre palëve përfshiu pozicionimin e dukshëm të markës në stadiume dhe zona intervistash, si dhe aktivitete promovuese për tifozët.

Kampionati i dashur për shqiptarët, Seria “A”

Në sezonin 2025/2026, një panoramë e plotë tregon se 14 nga 20 skuadrat e Serie A në Itali kanë partneritete aktive me kompani sigurimesh, duke reflektuar një lidhje të fortë mes industrisë së sigurimeve dhe futbollit profesionist.

Këto partneritete variojnë nga emërtimi i stadiumeve dhe sponsorizimet në fanella, deri te marrëveshjet strategjike të furnizimit dhe mbështetjes financiare apo komerciale.

Konkretisht, këto janë skuadrat dhe kompanitë përkatëse:

Lacioja me Groupama Assicurazioni si Premium Partner;

Fiorentina me Cattolica Assicurazioni si Partner Zyrtar;

Roma me HDI (dhe më herët Natalucci and Partners);

Juventus me Allianz, që mban edhe emrin e stadiumit, më herët për 20 vjet Juventusi ka bashkëpunuar me Willis;

Bolonja dhe Atalanta me AON;

Milani me SARA Assicurazioni (dhe më herët WEFOX);

Interi me WTW;

Komo 1907 me partneritet aktiv Crédit Agricole Italia, pas përvojës me AON;

Udinezja më herët ka patur Benpower dhe Groupama;

Xhenoa po ashtu me Groupama si Premium Partner;

Kaljari me UNIPOL;

Piza me Cavarretta Assicurazioni.

Ndër skuadrat e mëdha vetëm Napoli nuk ka nënshkruar një partneritet, por deri në nisjen e sezonit mbetet ende kohë.

Kjo lidhje e gjerë dëshmon për rëndësinë që ka tregu i sigurimeve në mbështetjen e sportit italian dhe forcimin e lidhjeve me tifozët dhe komunitetin.

LEXO EDHE: https://sigurime.online/sigal-ne-shembullin-e-kompanive-gjigante-te-sigurimeve-ne-bote-rol-ne-boten-e-futbollit/

LEXO EDHE: https://sigurime.online/gjigante-sigurimesh-qe-shkruan-historine-me-mancester-junajtidin/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat