29.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreGjigantë sigurimesh që shkruan historinë me Mançester Junajtidin

Gjigantë sigurimesh që shkruan historinë me Mançester Junajtidin

Mançesteri Junajtidi është një nga markat më të fuqishme të biznesit sportiv në botë.

Fuqia e kësaj marke shkon përtej botës së futbollit. 4-5 miliardë dollarë vlerësohet kjo markë, duke qenë krahë për krahë në një tridhëmbësh konkurrues me Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Fanella e kuqe tanimë është ikonike, logoja e klubit dhe nofka e famshme “Djajtë e Kuq” janë simbol i suksesit.

Edhe pse klubi nuk fiton një Ligë të Kampioneve prej vitit 2008 dhe një Premier Ligë prej vitit 2013, klubi konsiderohet si simbol i një organizate fituese.

Klubi ka një bazë të madhe tifozësh në të gjithë botën, me fansa në kontinente të ndryshëm. Kjo bazë e madhe tifozësh i jep Mançester Junajtidit mundësinë të fitojë nga shumë burime si shitjet e suvenireve, sponsorët dhe të drejtat e transmetimit televiziv.

Baza e mbështetësve të Mançesterit në Botë përfshin tifozë në Evropë, Azinë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Afrikë dhe pjesë të tjera të globit, numri i tyre llogaritet nga 650 në 700 milionë tifozë. E kombinuar me ndjekësit virtualë, flasim për një publik 1.1 miliardësh.

Kjo shtrirje i jep pozicion lideri skuadrës në drejtim të marketingut dhe mundësi të shumta përfitimi.

771 milionë euro ishin fitimet e skuadrës për sezonin 2023/2024. 746 milionë euro kishin qenë një vit më përpara. Shifra të larta, po të mbahet parasysh se skuadra nuk fiton më prej kohësh dhe madje, nga pikëpamja e sukseseve, konsiderohet në krizë të plotë në krahasim me vetë historikun e klubit.

Një element shumë i rëndësishëm në marketing është edhe sponsorizimi i fanellave të skuadrave. Marrëveshjet e sponsorizimit të fanellave kanë rëndësi strategjike sepse: krijojnë të ardhura për klubet, rritet njohja e brand-it të sponsorizuesit dhe krijon lidhje emocionale me bazën e tifozëve.

2006-2014, Mançesteri dhe siguruesit mbi fanellë

Në dhomën e trofeve dhe fanellave të lavdishme të njerit prej klubeve më të kuotuara në botë, të Mançester Junajtidit, trofeu i fundit Premier Ligë dhe ai i Ligës së Kampioneve mungojnë prej shumë vitesh.

Premier Liga e fundit i takon vitit 2013 dhe trofeu i fundit i Ligës së Kampioneve i takon vitit 2008. Të dyja kishin dy të përbashkëta.

E përbashkëta e parë është se i takojnë epokës së drejtimit Ferguson.

E përbashkëta e dytë është se si fanella e vitit 2008, si ajo e 2013-s, mbanin si sponsorë ekskluziv dy gjigantë të sigurimeve.

Në vitin 2008 fanella e Mançester Junajtidit mbante në pjesën e përparme mbishkrimin AIG.

Fanella e vitit 2013 mbante në pjesën e përparme mbishkrimin AON.

Sponsorizimi i Manchester United nga Aon filloi në qershor 2010, duke zëvendësuar kompaninë AIG si sponsori kryesor në fanellën e klubit. Marrëveshja fillestare katërvjeçare u vlerësua me 88 milionë paund.

Në vitin 2013, Aon e zgjeroi bashkëpunimin me klubin duke nënshkruar një marrëveshje tetëvjeçare për të drejtat e emrit të kompleksit stërvitor, i cili u quajt Aon Training Complex.

Megjithatë, sponsori në fanellë u ndryshua më pas: në sezonin 2014/2015, këtë rol e mori Chevrolet.

AON është një kompani globale financiare me seli në Londër, e specializuar në sigurime, risigurime, menaxhim risku dhe këshillim për burimet njerëzore. Ajo operon në mbi 120 vende me mbi 50,000 punonjës dhe ofron shërbime që ndihmojnë bizneset dhe institucionet të përballen me rreziqet dhe të planifikojnë për të ardhmen.

AIG (American International Group) është një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në botë, me seli në Nju Jork, SHBA. Ajo ofron sigurime jetësore, shëndetësore, pasurie, udhëtimi dhe shërbime financiare për individë, biznese dhe institucione në mbarë botën. E themeluar në vitin 1919, AIG ishte për vite me radhë lider global në sektorin e sigurimeve dhe në vitin 2007 u rendit si kompania e gjashtë më e madhe në botë nga Forbes. Gjatë krizës financiare të vitit 2008, AIG pësoi humbje të rënda dhe u shpëtua nga falimentimi me një ndihmë prej 152 miliardë dollarësh nga qeveria amerikane.

2006-2010, Mançesteri i Junajtidit ia besoi fanellën kompanisë AIG

Manchester United njoftoi më 26 prill 2006 një marrëveshje sponsorizimi rekord prej 100 milionë dollarësh (72 milionë paund) me korporatën amerikane të sigurimeve AIG. Marrëveshja ishte për katër vite, duke filluar nga sezoni 2006/07, dhe theu rekordin e mëparshëm prej 50 milionë paundësh për pesë vite, që ishte paguar nga Samsung për Chelsea-n.

American Insurance Group (AIG), kompania më e madhe e sigurimeve në botë, ishte renditur si kompania e 6-të më e madhe në botë sipas listës së Forbes Global 2000 në vitin 2007.

Në shtator 2008, AIG ishte një nga viktimat e krizës financiare globale, dhe u shpëtua nga falimentimi vetëm falë një ndihme prej 85 miliardë dollarësh (47 miliardë paund) nga Rezerva Federale e SHBA-ve. Më vonë, ndihma financiare arriti në 152 miliardë dollarë (100 miliardë paund).

Kriza ekonomike botërore bëri që AIG të njoftonte më 21 janar 2009 se kontrata me Manchester United nuk do të rinovohej pas përfundimit të saj në maj 2010.

2010 – 2014, Aon zëvendëson AIG

Manchester United njoftoi më 3 qershor 2009 një marrëveshje sponsorizimi katërvjeçare me gjigantin financiar amerikan, Aon; marrëveshja nisi në qershor 2010.

Edhe pse klubi nuk publikoi detajet e sponsorizimit, në mediat britanike u raportua gjerësisht se vlera e tij ishte 88 milionë paund për katër vitet e kontratës.

Sukseset e Mançesterit me fanella siguruesish

Me AIG dhe AON në pjesën ballore të fanellës, “Djajtë e Kuq”, në drejtimin e Fergusonit, nën udhëheqjen e yjeve si Kristiano Ronaldoja, Uejn Runi, Nemanja Vidiçi, Rio Ferdinandi, Pol Skollsi dhe Patris Evraja, fituan 5 Premier Liga, përkatësisht në vitet 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2013, fituan Ligën e Kampioneve të vitit 2008, fituan 1 Kupë Bote për Klube në vitin 2008, fituan 2 Kupa të Ligës në vitet 2008 dhe 2010, fituan 5 Community Shield, 2007, 2008, 2010, 2011 dhe 2013.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat