30.5 C
Tirana
Friday, July 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetWFP shpërblim sigurimi për Sirinë, që përjeton thatësirën më të rëndë të...

WFP shpërblim sigurimi për Sirinë, që përjeton thatësirën më të rëndë të 50 vjetëve

Një pagesë sigurimi prej 7.9 milionë dollarësh nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) po ofron ndihmë për komunitetet më të rrezikuara dhe të prekura nga konfliktet në Siri.

Këto zona po përballen me thatësirën më të rëndë në 50 vitet e fundit.

Sipas “Reinsurance News”, kjo politikë sigurimi mbulon zonat më të rëndësishme të prodhimit ushqimor në Siri dhe është e lidhur me një plan operativ të paracaktuar.

Pothuajse 120 mijë njerëz në Siri pritet të marrin ndihmë të hershme për ushqim dhe nevoja të tjera thelbësore.

Kjo përpjekje për ndihmë financohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania përmes Global Shield Financing Facility, në bashkëpunim me Humanity Insured dhe Insurance Development Forum.

Mathieu Dubreuil, Këshilltar i Lartë për Financimin e Riskut Klimatik dhe të Fatkeqësive natyrore në WFP, tha se zbatimi i një mbrojtjeje financiare në nivel kombëtar përmes një politike sigurimi ndaj thatësirës në vende të prekura nga konflikti si Siria ndihmon që të mos neglizhohen goditje të tjera potencialisht shkatërruese, si fenomenet ekstreme të motit.

Përballimi i këtyre sfidave dhe zhvillimi i kësaj politike të parë të këtij lloji u bë i mundur falë donatorëve si FCDO Services, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë (BMZ) (përmes GSFF dhe Bankës Botërore), dhe partnerëve si Humanity Insured, Insurance Development Forum dhe Swiss Re,” – tha Dubreuil.

Ai shtoi: “WFP do të vazhdojë të zgjerojë programet e saj për financimin e rrezikut nga fatkeqësitë, për të garantuar që komunitetet e rrezikuara në kontekste të brishta të jenë më të mbrojtura përballë krizës klimatike.”

Ndërkohë, Khalid Osman, Zëvendësdrejtor i WFP në Siri, komentoi:
“Siria po kalon thatësirën më të rëndë në gjysmë shekulli. Reshjet janë përgjysmuar dhe në disa zona, fermerët kanë humbur thuajse të gjitha të mbjellat. Pritet që prodhimi i grurit të jetë më i ulët me 2.7 milionë tonë dhe tufat e bagëtive janë tkurrur me 40%.”

“Çmimet e larta për ushqimin e bagëtive dhe për ujitjen po ushtrojnë një presion të jashtëzakonshëm mbi familjet rurale. Kjo nuk është thjesht një goditje klimatike – është një krizë e mirëfilltë jetese.”

Përmes nismës së WFP-së për Sigurimin Makro, po përpiqemi të mbështesim fermerët më të rrezikuar dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e të ardhmes së bujqësisë në Siri.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat