Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda.
Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po rrezikojnë çdo vit prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve në të gjithë vendin.
Situata paraqitet ndryshe në çdo zonë – nga jugu në veri dhe anasjelltas – por pasiguria është e përbashkët për të gjithë: një investim i madh që mund të humbasë brenda pak minutash.
A mund të mbrohen këto rreziqe?
Po, dhe zgjidhja qëndron te sigurimi bujqësor. Shoqëritë e sigurimit, si SIGAL, kanë marrë këtë sfidë si një nga misionet e tyre më të rëndësishme.
Përmes produkteve të posaçme të sigurimit për sektorin bujqësor, ata u japin mundësi fermerëve të mbulojnë rreziqet që nga lulëzimi i bimëve e deri te prodhimi përfundimtar.
Ky sigurim ofron mbrojtje për dëmet që shkaktohen nga faktorë klimatikë dhe natyrorë, gjithmonë nëse fermeri ka kryer të gjitha shërbimet e nevojshme bujqësore.
Qindra fermerë në të gjithë Shqipërinë tashmë janë mbrojtur përmes SIGAL-it dhe kanë përfituar kompensime të rëndësishme që i kanë ndihmuar të vijojnë punën pa u thyer financiarisht.
SIGAL është e pranishme në çdo qytet dhe zonë rurale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Fermerët janë të ftuar të afrohen në zyrat e saj dhe të informohen për produktet që u përshtaten sipas zonës dhe kulturës bujqësore që punojnë.
Në Korçë, për shembull, ku rreziku nga breshëri është i lartë, sigurohen mollët dhe frutat e tjera.
Në zonat bregdetare, ullinjtë janë të mbrojtur jo vetëm nga zjarret por edhe nga rreziqet gjatë prodhimit.
E njëjta gjë vlen për vreshtat në veri dhe çdo kulturë tjetër që fermerët kërkojnë të mbrojnë.
Kostoja e sigurimit është shumë e ulët në raport me përfitimin – vetëm 3 deri në 6 për qind e investimit.
Dhe në fund të sezonit, kjo përqindje kthehet në një mburojë financiare që shpesh bën diferencën mes mbijetesës dhe falimentimit.
Edhe kultura si gruri dhe misri përfshihen në sigurim. Fermerët mund të kompensohen nëse sasia e prodhuar është më e ulët nga sa ishte planifikuar për shkak të kushteve natyrore. SIGAL garanton kompensim për diferencën midis prodhimit të arritur dhe prodhimit të dakordësuar.
Ky sigurim është një domosdoshmëri për çdo fermer që kërkon të mbrojë mundin e tij. Shpresa është që dëmet të jenë sa më të pakta, por përballja me realitetin e klimës kërkon masa konkrete. SIGAL qëndron pranë fermerëve për t’i ndihmuar në çdo hap të këtij rrugëtimi të pasigurt.
FJALA E SIGURT:
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al