24.5 C
Tirana
Monday, June 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL vetëkonfirmohet si lider i tregut të sigurimeve për 5-mujorin e parë...

SIGAL vetëkonfirmohet si lider i tregut të sigurimeve për 5-mujorin e parë të vitit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi së fundmi raportin pesëmujor për tregun e sigurimeve, ku SIGAL konfirmon sërish pozicionin si lider, duke zënë 27% të tregut total.

Në segmentin e sigurimeve të jetës, SIGAL ka nënshkruar 31.88% të primeve, përkatësisht 301,337,000 lekë prime të shkruara bruto gjatë pesë muajve të parë të vitit. Ndërkohë, në fushën e sigurimeve jo-jetë, kompania ka nënshkruar 2,414,497,000 lekë prime bruto, që përbëjnë 24.64% të këtij tregu.

Krahas performancës në shitje, SIGAL dëshmon angazhimin për të qenë pranë klientëve edhe në momente të vështira. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë paguar:
– 57,722,000 lekë dëme për mbajtësit e policave të sigurimeve të jetës
– 712,928,000 lekë dëme për mbajtësit e policave të sigurimeve jo-jetë

SIGAL vijon të mbetet lider edhe në gamën e produkteve që ofron, përfshirë: sigurimet kufitare, kartonin jeshil, sigurimin e detyrueshëm motorik (MTPL), sigurimet motorike, shëndetin në udhëtim, shëndetin privat, aksidentet dhe shëndetin, përgjegjësinë publike dhe sigurimet e pronës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat