15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKush është qyteti më i shtrenjtë në botë?

Kush është qyteti më i shtrenjtë në botë?

Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka sjellë kosto të shtuar për një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.

Qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke tejkaluar liderin e vitit të kaluar Parisin, i cili tani barazohet në vendin e dytë me Singaporin, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbëjnë pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u është në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, ndërsa Kopenhagen, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10. Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.

Raporti i kostos botërore të jetesës për vitin 2021 gjurmon koston e jetesës në 173 qytete globale, 40 më shumë se vitin e kaluar, dhe krahason çmimin e më shumë se 200 produkteve dhe shërbimeve të përditshme me Nju Jorkun.

Qytetet me rangun më të ulët janë kryesisht në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe pjesë më pak të pasura të Azisë. Të dhënat për sondazhin, i cili është kryer për më shumë se tre dekada, mblidhen nga ekipi global i studiuesve të EIU-së çdo mars dhe shtator.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat