30.5 C
Tirana
Thursday, June 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUells, një kompani sigurimesh do të ndihmojë në financimin e burimeve për...

Uells, një kompani sigurimesh do të ndihmojë në financimin e burimeve për një polici rurale

Në Uells, NFU Mutuals, sigurues, do të ndihmojë në financimin e burimeve për policinë pas një rritjeje prej 18% të kriminalitetit.

NFU Mutual në Uells është shoqëria britanike e sigurimit “National Farmers’ Union Mutual Insurance Society”

Humbjet në Uells arrijnë shifra milionëshe – NFU Mutual bën thirrje për vigjilencë pasi krimi po bëhet gjithnjë e më i organizuar. 

Krimi rural në Uells është rritur me 18%, ndërkohë që në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar ka rënie të ndjeshme.

Fakti ka nxitur shqetësime të reja nga siguruesit dhe drejtuesit e sektorit rural për rrezikun në rritje dhe mungesën e burimeve për policinë.

Sipas raportit të NFU Mutual për Krimin Rural 2025, vlera e vjedhjeve rurale në Uells u rrit nga 2.4 milionë paund në 2.8 milionë gjatë vitit të kaluar, duke e bërë vendin e vetëm në MB me rritje të tillë.

Ndërkohë, në nivel kombëtar, krimi rural ra me 16.5%, në 44.1 milionë paund – niveli më i ulët në pesë vitet e fundit.

Gemma Haines nga FUW, Unioni i Bujqve të Uellsit, për Insurance Business Magazine, e quajti situatën në Uells “zhgënjyese” dhe theksoi ndikimin e madh që ka kjo në komunitetet bujqësore – jo vetëm financiarisht, por edhe në shëndetin mendor të fermerëve.

Ajo kërkoi më shumë mbështetje për forcat policore në zonat rurale.

Hannah Binns, eksperte për çështjet rurale në NFU Mutual, tha se rënia në kosto e krimit rural, lidhet me bashkëpunimin midis siguruesve, ligjvënësve dhe policisë, që kanë ndihmuar në goditjen e grupeve kriminale të organizuara që synojnë pajisjet bujqësore me vlerë të lartë.

Megjithatë, ajo shtoi se frika mes fermerëve mbetet reale, dhe stresi që shkakton një grabitje nuk mund të matet.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe tha se NFU Mutual do të vazhdojë të financojë Njësinë Kombëtare të Krimit Rural dhe oficerin e parë në MB për vjedhjet e bagëtive deri të paktën në vitin 2028.

Binns shpjegoi se rritja e krimit rural në Uells lidhet me aktivitet të organizuar dhe luhatje rajonale në kërkesat për kompensim.

Vjedhjet e motoçikletave bujqësore (quad bikes), GPS-ve dhe deleve kanë sjellë kosto më të larta.

Megjithatë, niveli bazë i krimit në Uells mbetet më i ulët se në rajonet e tjera.

Haines e Unionit të Bujqve theksoi se Uellsit Jugor i mungon një njësi e posaçme për krimet rurale, ndryshe nga shumë qarqe në Angli, dhe se kjo rrit ndjeshëm shqetësimin mes fermerëve.

Ajo tha se është jetike që policia të ketë burime të mjaftueshme për të pasur marrëdhënie të forta me komunitetin bujqësor.

Krimi rural po sofistikohet


Të dhënat më të fundit nga NFU Mutual tregojnë se krimi po bëhet më i organizuar dhe i qëndrueshëm.

Edhe pse vjedhjet e mjeteve bujqësore ranë me 35% dhe ato të GPS-ve me 71%, u rritën vjedhjet e traktorëve (+17%) dhe të rimorkiove (+15%).

Haines shtoi se rrjetet rrugore dhe portet detare në Uells e bëjnë më të lehtë largimin e shpejtë të mallrave të vjedhura jashtë vendit, ndërsa mungesa e kamerave të njohjes automatike të targave (ANPR) vështirëson gjurmimin.

Masat parandaluese dhe mbështetja e vazhdueshme

Për Insurance Business Magazine, përmes zyrtareve të tyre të intervistuara, NFU Mutual dhe FUW i bënë thirrje fermerëve të marrin masa parandaluese – si vendosja e pajisjeve gjurmuese, përdorimi i teknologjisë së shënjimit dhe raportimi i çdo incidenti.

Haines tha se shpreson në vazhdimin e bashkëpunimit me policinë për të ulur këto shifra në të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat