29.5 C
Tirana
Thursday, June 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi8 masat ndëshkuese për debitorët në taksat vjetore të makinës

8 masat ndëshkuese për debitorët në taksat vjetore të makinës

Qindra mijëra qytetarë, të cilët nuk kanë paguar taksat vjetore për makinat që kanë në pronësi, rrezikojnë një seri ndëshkimesh nëse nuk i shlyejnë shpejt detyrimet e prapambetura.

Në rang vendi rezultojnë 256,741 mjete debitorë, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit.

Prej tyre, 100 mijë e 453 mjete debitorë apo 39% e tyre janë në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete debitore dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime vjetore të pashlyera.

Në raport me totalin, 84% e debitorëve janë individë dhe 16% e tyre nga bizneset.

MASAT

Për mbledhjen e detyrimeve nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit DPSHTRR thotë se ka vijuar me planin e masave që nga njoftimet shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse; njoftime digjitale përmes “a-Albania” mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit, identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit e deri te ndalimi i ofrimit të shërbimit për mjetet, të cilat rezultojnë debitore.

Lista e plotë e debitorëve u është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.

Për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve u janë dërguar edhe bashkive, të cilat janë arkëtuese 25% të taksave vjetore të mjeteve.

Screenshot_13

PENALITETET

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë pronarët e mjeteve që u janë shmangur pagesave të taksave, do të kenë penalitete në vijim duke mos marrë një seri shërbimesh thelbësore duke filluar që nga ndryshimi i pronësisë; ndryshimi i targave (në rast dëmtimi apo humbje); kontrolli fizik (përfshirë certifikimin e xhamave të errësuar); lejet e qarkullimit kombëtare dhe ndërkombëtare; kontrollin teknik të detyrueshëm, si dhe të bëjnë çregjistrimin e mjetit.

Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më qershor 2025. Apeli i drejtorisë pas këtij njoftimi për individët dhe bizneset debitore është pagesa e detyrimeve në kohë, me qëllim për të marrë shërbim. “DPSHTRR u bën thirrje të gjithë debitorëve të paguajnë detyrimet e tyre në kohë, jo vetëm për të shmangur kamatëvonesat, por edhe për të siguruar aksesin e vazhdueshëm në shërbimet e nevojshme të transportit.

Mospagimi i taksës mund të sjellë jo vetëm kosto shtesë, por edhe pengesa të mëdha në përdorimin e ligjshëm të mjetit”. Nuk janë pak, por mbi 256 mijë mjete që rezultojnë me debi nga individë që kanë emigruar ose nuk e kanë në përdorim makinën, por nuk kanë bërë çregjistrimin e tyre, qoftë edhe përkohësisht. Sakaq, të tjerë janë në pritje edhe të faljes së gjobave, një precedent i përpara disa viteve në fakt. Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes / shuarjes së detyrimeve tatimore”, ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime. DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve.

Ky artikull, të cilin Sigurime.Online e shpërndan për efekt njoftimi, është pronësi intelektuale e Gazeta Panorama Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat