Shiu dhe dëbora tashmë ia kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve. Në akset ku ka pasur problematika, ARRSH thotë se është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.
“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH.