14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE kryeson bindshëm tregun

Rriten Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE kryeson bindshëm tregun

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 10-mujorin primet e shkruara bruto u rritën me 16.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë.

Për 9-mujorin rritja kishte qenë rreth 18%. Në muajt e fundit, ritmet e rritjes së tregut të sigurimeve janë reduktuar disi. Kjo lidhet edhe me faktin që në pjesën e parë të vitit një pjesë e madhe e rritjes i detyrohet luhatjes së bazës krahasuese që shkaktoi pandemia gjatë vitit 2020. Ky efekt ishte veçanërisht i ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit.

Krahasuar me 10 mujorin e vitit 2019, tregu paraqitet në zgjerim me 10.1%, i matur sipas vlerës së primeve të shkruara bruto.

Ritme të larta të rritjes këtë vit po shfaq edhe tregu i sigurimit të jetës. Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto janë rritur me 24.5% me bazë vjetore.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2021, arritën rreth 1,146 milionë lekë, ose 24.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimi i jetës së debitorit, ku primet këtë vit janë rritur me 30% dhe përbëjnë pothuajse 70% të totalit të tregut.

Në mënyrë të tërthortë, kjo tregon se tregu i sigurimit të jetës po rritet sidomos falë kredisë për pasuri të paluajtshme, ku sigurimi i jetës së huamarrësit është kusht i kërkuar nga bankat.

Edhe për shkak të rritjes së çmimeve të pronave, limitet e përgjegjësive në kontratat e sigurimit të jetës janë rritur, duke gjeneruar më shumë prime për kompanitë e sigurimit.

SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbajë vendin e parë, krahasuar me kompanitë e tjera, si në primet e shkruara ashtu edhe në dëmet e paguara.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat