Tremujori i tretë me rënie për primet e sigurimeve komerciale në nivel global sapo u shënua.
Primet e sigurimeve komerciale në nivel global ranë mesatarisht me 3% në tremujorin e parë të vitit 2025.
2% ishte rënia në tremujorin e katërt të 2024-ës.
Me këtë rënie, sipas Indeksit Global të Tregut të Sigurimeve, të publikuar nga Marsh, ndërmjetësi më i madh i sigurimeve, pjesë e Marsh McLennan, shënohet rënia e tretë radhazi.
Kjo rënie pason trendin e ngadalësimit të normave që u vu re për herë të parë në tremujorin e parë të 2021-it.
Faktorë të evidentuar deri më tani janë:
- nxitja nga rritja e konkurrencës në tregun global të sigurimeve
- kapacitetet e shtuara nga ofruesit ekzistues
- hyrja e disa kompanive të reja.
Dukuria është e pranishme në fushat e sigurimeve për prona, linjat financiare dhe profesionale, si dhe në sigurimet kibernetike.
Aty siguruesit po kërkojnë aktivisht mundësi të reja dhe po zgjerojnë ofertat e tyre.
Të gjitha rajonet globale përjetuan rënie të normave përkatëse në baza vjetore gjatë tremujorit të parë: në rajonin Paqësor rënia ishte 8%, në Mbretërinë e Bashkuar 6%, në Indi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (IMEA) 4%, në Azi dhe Kanada 3%, në Amerikën Latine dhe Karaibe (LAC) 2%, dhe në SHBA dhe Europë 1%.