-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti janar-tetor 2021/ Sigurimet e detyrueshme zënë 61% të tregut të sigurimeve...

Raporti janar-tetor 2021/ Sigurimet e detyrueshme zënë 61% të tregut të sigurimeve në Shqipëri

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar pak minuta më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2021.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2021 kapën vlerën 15,741 milionë lekë, ose 16.48% më shumë se në janar-tetor 2020.

Gjatë periudhës janar-tetor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 952,992 me një rritje prej 21.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.28%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.09% të totalit të tregut.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-tetor 2021 kapën vlerën 3,333 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 31.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2021 arritën rreth 9,616 milionë lekë, ose 12.77 % më shumë se në periudhën janar-tetor 2020.

MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2021, pati një rritje prej 7.99% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Karton Jeshil në periudhën janar-tetor 2021 pati një rritje prej 27.78% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 57.65% krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.

Sigurimi Kufitar, në periudhën janar-tetor 2021, pati një rritje 137.73% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 165.09%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2021 arritën rreth 6,125 milionë lekë, 22.83% më shumë se në periudhën janar-tetor 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 18.10% krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2021, patën rritje me 21.89% kundrejt periudhës janar-tetor 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2021 siguruan mbi 2,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.49%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.79% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2021, vihet re një rritje prej 34.55% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.99% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2021, arritën në rreth 1,009 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 12.49% në krahasim me periudhën janar-tetor 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2021, arritën rreth 1,146 milionë lekë, ose 24.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto
Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,333 milionë lekë, apo 59.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Lexo edheAMF miraton nivel tavan për komisionet në sigurimet e detyrueshme motorike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat