Në mbrëmje dhe gjatë natës rikthehen rrebeshet, ndërsa reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit.
Është ky parashikimi i motit nga metereologia Tanja Porja, sipas të cilës dita e sotme ka sjellë përmirësim të motit.
Meteorologia theksoi se në mesditë do të kemi edhe rritje me 2-3 gradë të temperaturave.
“Pjesa e parë e ditës pa reshje. Reshje të pakta në veri. Rritje të vlerave termike në mesditë me 2-3 gradë. Në mbrëmje dhe gjatë natës rikthehen rrebeshet. Reshje dëbore në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fuqizim i vranësirave në territor në mesditë në veri e qendër. Në mbrëmje rreshje në gjithë territorin dhe rrebeshe afatshkurtra. Temometri maksimal shënon 16-17 gradë Celsius”.
Sipas saj fundjava do të jetë pjesërisht me rrebeshe dhe reshje bore në lartësitë deri 800 metra, por orët me diell do të jenë më së shumti gjatë të shtunës.
Meteorologia thekson se mot me reshje të shpeshta do të ketë edhe në rajon, ndërsa Kosova reshje bore.