13.5 C
Tirana
Thursday, November 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"65 mijë vende pune në rrezik"/ Kursi i këmbimit, 120 mln euro...

“65 mijë vende pune në rrezik”/ Kursi i këmbimit, 120 mln euro humbje për eksportuesit

Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut vijon të shkaktojë humbje të larta për eksportuesit si dhe mbyllje të kontratave.

Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, shprehet se në një vit eksportet kanë rënë në -15% si dhe dëmi ekonomik llogaritet në rreth 120 milionë euro.

Ndodhemi në një situatë ku kem rënie të eksporteve me -15%, ndodhemi drejt një vdekje klinike për të gjithë ekonominë shqiptare, sidomos eksportuesit shqiptarë dhe sot asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk po prokupohet se si mund të ndalohet kjo hemorragji. Mund të them që janë 120 milionë euro që i mungojnë tregut shqiptar dhe ekonomisë shqiptare”.

Eksportuesit kërkojnë nga qeveria mbajtjen e një tryeze teknike ku të analizohen dëmet dhe mundësitë për mbështetje.

Duam një tavolinë teknike me qeverinë që të shohim pasojat dhe mundësitë dhe se çfarë mund të bëjmë për të mbështetur këtë sektor. Janë 65 mijë vende pune në rrezik  dhe në 1 vit janë mbi 10 mijë vende të humbura. Ka dhe një impakt social.”

Pavarësisht disa masave të marra për të ndihmuar këto biznese, sërish pasojat janë të mëdha dhe ende nuk ka asnjë pikë kthese për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat