10.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve për 10-mujorin 2024/ Sigurimi vullnetar rritje me...

Zhvillimet e tregut të sigurimeve për 10-mujorin 2024/ Sigurimi vullnetar rritje me 5%, dëmet e paguara me 22.75%

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 10-mujorin, janar-tetor 2024.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – tetor 2024 kapën vlerën 20,262 milionë lekë, ose 7.56% më shumë se në janar – tetor 2023.

Gjatë këtij 10-mujori, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,316,983 me një rritje prej 8.66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.89% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.07% dhe risigurimi me 0.035%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.25% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.75% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – tetor 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7,044 milionë lekë, ose 22.75% më shumë se në periudhën  janar – tetor 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – tetor 2024 kapën vlerën 5,188 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2024 arritën rreth 12,308 milionë lekë, ose 7.90 % më shumë se në periudhën  janar – tetor 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – tetor 2024, pati një rritje prej 9.85 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – tetor 2024 pati një rritje prej 2.21% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.98% krahasuar me periudhën  janar – tetor 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – tetor 2024, pati një ulje 11.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – tetor 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11.39%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – tetor 2024 arritën rreth 7,953 milionë lekë, 7.03% më shume se në periudhën  janar – tetor 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.00 % krahasuar me periudhën  janar – tetor 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2024, patën një rritje me 6.74% kundrejt periudhës janar-tetor 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – tetor 2024 siguruan mbi 3,420 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.50%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.41% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – tetor 2024, vihet re një rritje prej 3.64% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.05% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – tetor 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – tetor 2024, arritën në rreth 1,170 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.42% në krahasim me periudhën  janar – tetor 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2024, arritën rreth 1,635 milionë lekë, ose 8.54% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – tetor 2024 u rriten me 22.75  krahasuar me janar – tetor 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 5,188 milionë lekë, apo 73.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat