6.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Sigurimi anti-Tumor" dhe "Jetë Plus"/ Ponari shpjegon në "Wake Up" paketat e...

“Sigurimi anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”/ Ponari shpjegon në “Wake Up” paketat e sigurimit që shpëtojnë jetë

CEO i “SIGAL UNIQA”, z.Avni Ponari ishte i ftuari i emisionit “Wake Up” në Top-Channel dhe Top Albania Radio ku foli mbi sigurimet dhe ato çfarë ofron kompania që ai drejton.

 

Teksa jemi ende në “Tetorin Rozë” dhe kur sëmundjet e rënda njohin rritje të vazhdueshme, Ponari u ndal tek dy produktet unike që ofron “SIGAL UNIQA”: Sigurimi “Jetë Plus” dhe ai “Anti-Tumor”.

 

Periudha pas Covid ka bërë shumë ndryshime në sistemin shëndetësor dhe ndryshimet janë jo të pakta. Kompani të mëdha si SwissRe kanë bërë studime dhe kanë dalë në shumë konkluzione. Shfaqja e kancerit po bëhet pak më masive, por themelore është fakti që kanceri sot është plotësisht i shërueshëm.

Për çdo rast kompanitë kanë krijuar këto paketa, sigurimin AntiTumor që janë shumë të rëndësishme dhe shumë të veçanta, sepse njerëzit mund të përfitojnë në mënyrë të menjëherëshme edhe në cash vlera të caktuara, por edhe mbulim në sigurim në spitalet më të mira të Europës, në një vlerë deri në 1 milion euro. Të gjitha këto vlera janë ato që i ofrohen çdo klienti që ka këtë lloj sigurimi.

Mbulimi i Antitumorit ka një kosto të vogël për klientin që varion nga 50 euro në vit deri në aq sa do të gjesh shumën e siguruar. Pra për 50 euro në vit, në rast konstatimi do të marrësh 10 000 euro. Është i mjaftueshëm për të bërë kontrolle dhe për ta ndihmuar veten në pjesën dërrmuese të spitaleve të Europës.

E veçanta është se ne marrim dy konstatime, dy opinione. Në 7% të rasteve të konstatuara me kancer të siguruar te SIGAL, 7% kanë rezultuar jo me kancer pasi kemi marrë opinionet në spitalet në Europë. I është dhënë diagnoza këtu me kancer, i është dërguar diagoza në spitalet dhe kemi marrë opinionin tjetër që nuk ka rezultuar me kancer. Marrja e dy-tre opioneve të tjera është shumë e rëndësishme”, tha Ponari.

Po nëse është një person që nuk është i siguruar dhe është konstatuar me kancer, ka dëshirë të bëjë sigurimin në kompaninë tuaj?

Sëmundjet paraekzistuese nuk mund të futen brenda skemës, sepse është njëlloj si të jetë një makinë e prishur dhe ti ta sigurosh me KASKO. Ka një kohë pritje. Nëse dikush do të bëjë sigurimin Antitumor, ai duhet të paraqitet, të marrë siguracionin dhe për 6 muaj është në periudhë pritje. Pas 6 muajsh çdo gjë që ndodh, mbulohet nga kompania e sigurimit”, u shpreh CEO i SIGAL UNIQA, i cili ka edhe një mesazh për qytetarët:

Ajo që dua t’i them të gjithë qytetarëve është se, nëse futesh në një skemë sigurimi shëndetësore private mos dil më. Në moshat mbi 65 vjeç asnjë kompani sigurimi nuk ju merr më në sigurim, prandaj përfshihesh në një moshë më të re. Futesh në historikun e kompanisë”.

Më pas z.Ponari u ndaj edhe te Sigurimi “Jetë Plus”.

Varianti i dytë është Jetë Plus që ka një kosto pak më të lartë. Këto janë produkte që shiten masivisht në Europë dhe SHBA. Jetë Plusi përveç kancerit, ka edhe sëmundje të tjera, siç është transplanti, zemra dhe sëmundje të tjera. Është një paketë e plotë dhe ka një mbrojtje deri në 1 milion euro për klientin.
Të gjitha faturat që të përkasin ty si klient, deri në vlerën 1 milion euro i paguan SIGAL. Klienti ka të drejtë nga tre spitale, ta zgjedhë vetëm njërin. Madje me Jetë Plus paguhet edhe një shoqërues me 100 euro në ditë gjatë kohës së qëndrimit në spital”.

A janë të sensibilizuar shqiptarët kur vjen puna të blerja e paketëve të shëndetit?

Brezi i ri është më i ndërgjegjshëm, është më afër gjërave të reja që ndodhin në botë, ka një rritje të njerëzve që vijnë vullnetarisht apo e blejnë në rrjetet tona online. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve, ka një rritje të fluksit”.

Po kompanitë që kanë stafe të mëdha, afrohen për të bërë këto lloj sigurimesh?

Këto sigurime në i kemi me koorporata më shumë, bankat, kompanitë e mëdha në Shqipëri, pothuajse të gjitha ambasadat, grupe pedagogësh të universiteteve. Është një kategori mjaft e madhe grupimesh që i kërkojnë dhe i kanë marrë“, tha ndër të tjera Avni Ponari.

 

INTERVISTA E PLOTË:

 

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat