14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVdekjet nga aksidentet rrugore/ Komuniteti i Transportit rendtin shtetet e Ballkanit Perëndimor,...

Vdekjet nga aksidentet rrugore/ Komuniteti i Transportit rendtin shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria e katërta

Ndonëse po bën përparim, Ballkani Perëndimor ende përballet me sfida në reduktimin e vdekjeve në rrugë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian.

 

Sipas Komuniteti të Transportit viktimat në rrugë në 6 vendet e rajonit u rritën në 1261 në 2023, një rritje prej 15 jetësh të humbura krahasuar me statistikat e publikuara më parë.

 

Sipas raportit, sa i takon numrit të fataliteteve në rrugë për 100 mijë banorë të gjithë vendet e rajonit pozicionohen mbi mesataren e përgjithshme të Bashkimit Evropian.

 

Më keq në këtë drejtim renditet Mali i Zi, ndërsa pas tij vijnë Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt sa i përket normës së vdekjeve në rrugë për 100 mijë banorë, ndërsa më mirë nga të gjithë vendet e rajonit renditet Kosova, me numrim më të ulët të fataliteteve për 100 000 banorë.

 

Sipas Komunitetit të Transportit, rajoni vazhdon të mbetet prapa vendeve të Bashkimit Evropian në performancën e sigurisë rrugore, duke theksuar nevojën për masa më efektive.

 

Duke adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse të Sistemit të Sigurt, duke i dhënë përparësi sigurisë në të gjitha aspektet e infrastrukturës rrugore, dizajnit të automjeteve dhe sjelljes njerëzore, sipas tij, rajoni mund të reduktojë ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore.

 

Zbatimi i masave të identifikuara në kuadër të Planit të Veprimit për Sigurinë Rrugore të Gjeneratës së ardhshme (2025-2027) si për partnerët rajonalë ashtu edhe për pjesëmarrësit vëzhgues janë hap vendimtar drejt arritjes së objektivit të Vizionit Zero.

 

LEXO EDHENdryshimi i fajësisë në aksidentet rrugore, “Pamfleti” zbulon skemën: Ja roli i Policisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat