-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMbështetje financiare në momentet më të vështira/ "Jetë Plus", siguracioni dedikuar sëmundjeve...

Mbështetje financiare në momentet më të vështira/ “Jetë Plus”, siguracioni dedikuar sëmundjeve më serioze

Kohë më parë sëmundjet kërcënuese për jetën, si tumoret apo kancerët, konsideroheshin patologji të rralla. Por sot nuk është më kështu. Diagnoza e kancerit është bërë më e shpeshtë nga ç’mund të mendonim.

 

Në Shqipëri diagnostikohen mbi 7000 raste të reja me tumor çdo vit.

 

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përbëjnë edhe shkakun kryesor të vdekjeve në Shqipëri.

 

Mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit, pak fruta dhe perime, shumë yndyrna dhe produkte shtazore, konsumi i lartë i kripës, i alkoolit, duhanpirja, mungesa e aktivitetetit fizik, së bashku me orët stresuese të punës, kanë kontribuar shumë në përshkallëzimin e këtyre sëmundjeve, gjë që e bën secilin nga ne të pyesë veten nëse sigurimi shëndetësor shtetëror është vërtet i mjaftueshëm?

 

Një diagnozë me një sëmundjeje kritike nuk është vetëm një shok emocional dhe psikologjik për pacientin dhe të dashurit e tij, por gjithashtu mund të konsumojë financat e një familjeje brenda pak ditësh.

 

Shpenzimet e larta për ndërhyrje, radioterapi, kimioterapi, etj., rrënojnë financat e një familjeje me ekonomi mesatare. Prandaj është bërë e domosdoshme për të gjithë që të investojmë në një policë sigurimi privat e cila na siguron marrjen e shërbimit në spitalet më të mira brenda dhe jashtë vendit, duke na mbrojtur edhe financiarisht.

 

Një prej tyre është edhe Sigurimi “Jetë Plus”, një produkt unik dhe ekskluziv nga SIGAL UNIQA, e cila ju ofron një mbrojtje të padukshme që ju shoqëron në rrugëtimin tuaj drejt një jete të sigurt shëndetësore dhe financiare.

 

“Jetë Plus” një produkt unik dhe ekskluzivitet i SIGAL UNIQA, ofron mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje serioze dhe trajtimin në spitalet më të mira, kudo në botë.

 

“Jetë Plus” mbulon:

 

– Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje

– Bypass të arterieve koronare

– Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës

– Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)

– Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)

 

“Jetë Plus” mundëson gjithashtu:

 

– Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit

– Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë

– Limite të larta mbulimi, deri në 1 Milion Euro

Porosit tani ONLINE në www.sigal.com.al

 

Ose na kontaktoni në:

 

e-mail: [email protected]

 

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat