4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnaliza e DPSHTRR Janar-Tetor 2021/ Çfarë ka ndodhur me aksidentet rrugore?!

Analiza e DPSHTRR Janar-Tetor 2021/ Çfarë ka ndodhur me aksidentet rrugore?!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar analizën e aksidenteve rrugore të 10-mujorit 2021 dhe krahasimin me po atë periudhë në vitin 2018 e vitin 2019 (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë.

Sipas informacionit edhe pse ka rreth 110,000 mjete rrugore më shumë, të regjistruara gjatë 2020-ës dhe 2021-shit (në 12+10 muaj) si edhe 120,000 drejtues mjeti më shumë që kanë marrë leje-drejtimi për herë të parë në këto 22 muaj, kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve!

“Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat,” shkruan DPSHTRR.

 

Sipas analizës së publikuar ndikim ka patur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundërvajtësve dhe se statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabil.

Lexo edheQershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës

Lexo edhe: Siguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që paguan më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat