15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkatërrime të mëdha pas uraganit “Milton”/ Të paktën 16 viktima dhe afro...

Shkatërrime të mëdha pas uraganit “Milton”/ Të paktën 16 viktima dhe afro 100 miliardë $ dëme

Këto janë pasojat pas uraganit “Milton” i cili solli shkatërrime në disa qytete në zonat e bregut perëndimor, bregut qendror dhe lindor të Floridës.

 

 

Ndërsa “Milton” nuk shkaktoi valën katastrofike ashtu sikurse ishte parashikuar, operacioni për të pastruar ato që mund të kenë mbetur vijon. Të paktën 16 persona janë konfirmuar deri më tani se kanë humbur jetën.

 

Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, kanë dëmtuar rrugë dhe linjat e energjisë si dhe mijëra familja po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Pamjet me dron tregojnë ndërtesa të shkatërruara, për shkak se uragani “Milton” u shoqërua edhe me tornado të fuqishme. Dëmet më të mëdha janë në kontenë St Lucie County, Florida.

 

Kishte mbi 45  tornado në Florida në kohën kur “Milton” arriti në tokë të mërkurën. Katër viktima janë raportuar në qarkun St Lucie si rezultat i disa tornadove. Mbi 3 milionë njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike.

 

Dëmet nga uragani i pestë më intensiv në histori, “Milton” mund të arrijë deri në 100 miliardë dollarë, thonë analistët. Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetjen e qeverisë pasi shtrirja e plotë e dëmit ishte ende duke u vlerësuar. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis paralajmëroi të enjten se megjithëse shteti kishte shmangur skenarin e rastit më të keq, rreziku ende nuk është larguar.

 

Ndërkohë, uragani “Milton” do të vazhdojë të kalojë nëpër territorin e SHBA-së përpara se të përplaset në Atlantik dhe rreth 10 milionë vetë përgjatë bregut të Atlantikut do të përballen me kushte të rrezikshme moti. Zonat bregdetare të Floridës, Georgia-s, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut janë sinjalizuar për rrezikun e dallgëve të larta. Dallgët mund të arrijnë mbi 5 metra në Floridës Verilindore.

 

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat