Këtë vjeshtë, bota ëndërrimtare, nënndërgjegjeshme e surrealizmit do të vihet në fokus të plotë.
Shtatori shënoi 100 vjet që kur André Breton themeloi lëvizjen.
Jo vetëm që ka ekspozita në të gjithë Europën për të festuar përvjetorin, por, nga Spanja në Itali, është një mundësi për t’u përhumbur në shtëpitë dhe studiot e artistëve.
Dalí, Figueres
Salvador Dalí, artisti më i famshëm i Surrealizmit, ka lindur në këtë qytet të Katalonjës.
Punimet e tij fantastike, mund të shihen krahas pikturave që ai mblodhi, duke përfshirë ato të El Greco dhe Marcel Duchamp, në Muzeun e Teatrit Dalí, i cili është i mbushur me vezë gjigante.
De Chirico, Romë
Pranë shkallëve spanjolle është shtëpia e dikurshme e Giorgio de Chirico. Pikturat e tij, me peizazhet e shkreta të qytetit, hyjnë në surrealizëm.
Disa nga veprat e tij të preferuara janë shfaqur aty, së bashku me studion e tij – penela dhe paleta të mbetura sikur ai sapo ka dalë nga shtëpia.
Magritte, Bruksel
René Magritte solli çuditshmëri dhe zgjuarsi në lëvizjen artistike.
Në kryeqytetin belg rreth 230 nga veprat e tij shfaqen në Musée Magritte, duke përfshirë filmat e tij surrealistë.
Qendra Pompidou, Paris
Para se të mbyllet për një rinovim pesë-vjeçar, Qendra Pompidou po feston surrealizmin me një ekspozitë nga 24 shtatori deri më 13 janar.
André Breton shkroi manifestin surrealist “Les Champs Magnétiques” në Hotel des Grands Hommes, kur ishte një konvikt i mbushur me artistë.
Dada, Zyrih
Lëvizja e artit absurd dada, një nga themeluesit e surrealizmit, filloi në vitin 1916, kur u hap Cabaret Voltaire në Zyrih.
Artistët avangardë, që shihnin luftën e parë botërore në Zvicrën neutrale, u dyndën atje.
Është ende një kafene dhe hapësirë ekspozite, ndërsa Kunsthaus Zurich ka një koleksion të mirënjohur të artit dada dhe surrealist.
Shtëpia e West Dean, West Sussex
Një bazë e viteve ’20 për surrealizmin në Angli, me vepra arti duke përfshirë divanin Mae West të Dali dhe një telefon karavidhe.
Sot, West Dean është një kolegj i përkushtuar për mësimin e artizanatit dhe restaurimit.
MOS HARRONI SIGURIMIN “SHËNDET NË UDHËTIM”
Të gjithë duhet të dimë se, për të patur udhëtime sa më të qeta, bashkë me pasaportën apo biletën e avionit, tragetit apo makinës, duhet të kemi edhe Sigurimin “Shëndet në Udhëtim”.
Çfarë mbulon “Shëndet në Udhëtim?
– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Emergjencat dentare, etj
Këtë sigurim të rëndësishëm mund ta blejmë edhe online, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd.
Hyni nga celulari juaj në www.sigal.com.al
Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
Butoni “Bli Online” do t’ju orientojë direkt në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.
LEXO EDHE: Rasti i 26-vjeçares në Gjermani dhe rëndësia e sigurimit “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë”
Për çdo pyetje, shkruani në
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829