170 persona përfunduan në spital me shenja helmimi në Dibër.
Situata është krijuar që të dielën ndërsa 100 prej pacientëve janë në Pediatri.
Pjesa më e madhe e pacientëve, pasi kanë marrë trajtimin kanë lënë spitalin dhe iu janë drejtuar shtëpive të tyre.
Sipas mjekëve pacientët kanë pasur dhimbje barku apo të vjella ndërsa dyshimet janë për një helmim.
Personat që janë paraqitur në spital janë nga fshatrat e Njësive Administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhën, të cilët furnizohen më ujë nga ujësjellësi i Saponikës.
Dyshimet e para janë se helmimi është krijuar pikërisht nga uji ndërsa mendohej se situata ka ardhur nga sasia e madhe e klorit.
Janë marrë mostra që janë çuar për analizim në Tiranë.
Kjo nuk është hera e parë që në qarkun e Dibrës përfundojnë në spital persona me shenja të helmimit nga uji. Raste të tilla ka pasur në Bulqizë edhe gjatë këtij viti.