13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurohet Eurobondi/ Shqipëria merr 650 milionë euro borxh, me interes 3.75%

Sigurohet Eurobondi/ Shqipëria merr 650 milionë euro borxh, me interes 3.75%

Qeveria shqiptare ka mbyllur procesin e emetimit të eurobondit. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur për A2 CNN se janë siguruar 650 milionë euro.

Ndërkohë që shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro. Ky borxh është marrë për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa interesi me të cilin është siguruar është 3.75% dhe kupon 3.5%.

Mësohet se kërkesa nga investitorët për eurobondin shqiptar ka qenë e lartë, çka përbën një lajm të mirë për ekonominë, pasi flet për nivel të lartë të besueshmërisë.

Më herët edhe vendet e tjera të rajonit, si Serbia kanë emetuar me sukses eurobondet e tyre, duke përfituar nga normat e favorshme të interesit në këtë moment në tregun ndërkombëtar.

Një arsye kjo për të cilën edhe qeveria jonë përshpejtoi emetimin e eurobondit. Borxhi me vlerë 650 milionë euro do të përdoret për të shlyer një pjesë të borxhit të huaj dhe për të financuar deficitin buxhetor. Ky është eurobondi i pestë që emeton Shqipëria, që prej vitit 2010 kur doli për herë të parë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar borxh.

Në total, nëpërmjet eurobondeve janë siguruar 1.15 miliardë euro, shumë që rritet në 1.8 miliardë euro me eurobondin e emetuar sot.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat