25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tragjik në Greqi/ 7 viktima dhe 7 të plagosur

Aksident tragjik në Greqi/ 7 viktima dhe 7 të plagosur

Një aksident automobilistik tragjik ka ndodhur në Greqi në orët e para të së premtes.

Mediat vendase raportojnë se një automjet që po transportonte emigrantë është përplasur në Egnatia Odos dhe për pasojë, shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende ndërsa raportohet se automjeti është përplasur me një stacion.

Të lënduarit janë dërguar në spital ndërsa nuk janë identifikuar ende viktimat.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet fjalë për transport emigrantësh të paligjshëm.

Automjeti drejtohej nga një shtetas moldav i cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara për të dalë nga Egnatia, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike.

Lexo edhe: INSTAT/ Janar-Tetor, 165 viktima nga aksidentet rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat