19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët të revoltuar me indeksimin e pensioneve/...

“Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët të revoltuar me indeksimin e pensioneve/ Cila duhet të jetë zgjidhja?

Ku na dalin, dje pagova 150 mijë lekë drita e ça do ha unë tani.”

 

“400 lekë. S’më hyjnë shtesë për asgjë”.

 

Kështu ka nisur 1 tetori për rreth 791 mijë pensionistë përfitues në vend, teksa në xhepat e tyre u shtuan më shumë para, si një kompensim i rritjes së çmimeve.

 

Inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga tetori i vitit të shkuar deri më tani ka rezultuar 4,1%. Duke bërë që të moshuarit në qytet të marrin si kompensim 748 lekë më tepër, duke arritur në një pension mesatar 18 mijë e 982 lekë. Ndërsa në fshat 453 lekë më shumë.

 

Por çfarë mund të blejnë ata me kaq para në dispozicion?

 

Ca entuziazmi me 700 lekë. Këto më dalin vetëm për 7 kg domate.”

 

Mua më dalin sa për 3-4 kafe në muaj.

 

Unë kam mamanë në shtëpi asaj 40 mijë lekë i ka vetëm ilaçe”, shprehen pensionistët.

 

Por të moshuarit nuk mbajnë më sytë tek indeksimet. Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën.

 

Ata kërkojnë rishikim të masës së pensionit.

 

470 lekë unë, mamasë I ranë tek 900 lekë. Nuk na del por do ta shtyjmë. Të na shtohet diçka.”

 

Mora 410 lekë. Rroga pa 1200 euro nuk kalohet me çmimet që janë.

 

S’janë duke pyetur për ne po na shkelin me këmbë. Ca janë këto rritje pensionesh. Një deputet merr para sa për 20 pensionistë. Ne e kemi ndërtuar bazën këta na shpërblejnë kështu”, thotë pensionistët për A2 CNN.

 

Por cila është zgjidhja e duhur?

 

Duke parë situatën, shumë ekspertë të fushës shprehen njëzëri se, Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë të një skeme pensionesh me tri shtylla: pensioni shtetëror, pensioni privat i detyrueshëm dhe pensioni privat vullnetar.

 

Një skemë të tillë e përdorin tashmë thuajse të gjitha shtetet e rajonit dhe Evropës.

 

Maqedonia e Veriut e nisi këtë reformë që në vitin 2005. Tani, dy dekada më vonë, pensioni mesatar në shtetin tonë fqinj është 350 euro, ose gati dy herë më i lartë se në Shqipëri.

 

Ky vend, njëlloj si dhe Kosova që po ecën me shpejtësi drejt shtimit të ndjeshëm të pensioneve të veta, ka tri shtylla të dukshme të skemës së pensioneve: pensioni shtetëror, pensioni i detyrueshëm privat dhe pensioni privat vullnetar. Ne na mungon shtylla e dytë krejtësisht”, do të shprehej në një shkrim të tijin gazetari i njohur i ekonomisë Fatos Çoçoli.

 

Rëndësia e të Pasurit një Pension Privat

 

– Siguria Financiare në të Ardhmen

 

Skema shtetërore e pensioneve, pavarësisht se është një ndihmë e vlefshme, shpeshherë nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat tona financiare në moshën e pensionit. Një pension privat ju siguron një burim të shtuar të ardhurash, duke ju lejuar të ruani një nivel jetese të kënaqshëm dhe të mos përballeni me vështirësi financiare.

 

– Fleksibilitet dhe Kontroll

 

Me një pension privat, ju keni kontroll të plotë mbi kontributet tuaja dhe mund të zgjidhni mënyrën e derdhjes që i përshtatet më mirë nevojave dhe qëllimeve tuaja financiare. Mund të filloni me shuma të vogla dhe të rrisni kontributet tuaja me kalimin e kohës, sipas mundësive tuaja financiare.

 

– Lehtësira fiskale

 

Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e Fondit, gjatë kohës së investimit, nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin dhe as për shoqërinë administruese. Çdo kontribut i derdhur për pension privat është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat per punëmarrësin sipas ligjit te ri. Kufiri maksimal mujor, për qëllime të lehtësive tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi, që aktualisht është 40,000 lekë në muaj ose 480,000 lekë në vit.

 

– Fitimi nga Investimet

 

Kontributet tuaja në një fond pensioni privat investohen në mënyrë të zgjuar dhe 99% të sigurt, duke qenë se këto të fundit investohen në obligacione shtetërore për të gjeneruar të ardhura shtesë gjatë viteve. Sa më herët të filloni, aq më shumë kohë kanë investimet tuaja për të rritur vlerën, duke ju ofruar një pension më të madh në të ardhmen.

 

– Pavarësi Financiare

 

Një pension privat ju ndihmon të siguroni pavarësinë tuaj financiare, duke mos u varur plotësisht nga pensioni shtetëror apo ndihma e familjes. Kjo ju jep paqe mendore dhe mundësinë për të shijuar vitet e arta pa shqetësime financiare.

 

Të menduarit për pensionin nuk është një çështje që duhet të shtyhet për më vonë. Çdo shumë, sado e vogël, e investuar herët në një fond pensioni privat, mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen.

 

Mos e shtyni këtë vendim të rëndësishëm. Filloni të mendoni për pensionin tuaj privat që sot dhe sigurohuni që të keni një të ardhme financiare të qëndrueshme dhe të sigurt.

 

LEXO EDHEPse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat