20.5 C
Tirana
Sunday, October 6, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa do të paguajmë për sigurimin e makinës? Drejtori i Sigurimit Motorik...

Sa do të paguajmë për sigurimin e makinës? Drejtori i Sigurimit Motorik në SIGAL UNIQA shpjegon gjithçka

1 janari 2025 do të vijë me çmime të reja për sigurimin e makinës.

 

Janë shtatë faktorë risku që do të merren për bazë: historiku i dëmeve, fuqia motorike, mosha e të siguruarit, eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit nga individ apo biznes, qarku i regjistrimit si dhe vjetërsia e mjetit.

 

Qëllimi i faktorëve të rinj është që të ketë një diferencim mes primeve për makinat dhe shoferë të ndryshëm.

 

Kompanitë në tregun e sigurimeve thonë se janë gati të zbatojnë këtë sistem të ri, i cili në thelb është një mundësi për të shkuar drejt sistemi bonus-malus.

 

Ne jemi gati dhe viti 2025 do të jetë viti zero në drejtim të gjithë historikut të mjetit. Nuk presim që nga viti ardhshëm të ketë ndryshime thelbësore në çmim. Por në vitin në vijim shoferët me rekorde pozitive do të kenë 2-5% ulje të primit të sigurimit. Ndërsa ata që do të kenë të regjistruar një dëm do të pësojë 25% rritje. Ndërsa ata me dy apo më shumë dëme do të kenë 50% rritje të primit“,  sqaroi Besnik Çobaj, Drejtor i Departamentit të Sigurimit Motorik në SIGAL UNIQA.

 

Këto shifra i përkasin drejtuesve të mjeteve, individ, pasi subjektet që do të sigurojnë mjetet e tyre do të kenë tarifa edhe më të larta.

 

Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” Çobaj tha se metodologjia e re do të ketë dy efekte të rëndësishme në treg.

 

Me faktorët e përcaktuar synimi është që të dekurajohet përdorimi i makinave të vjetra. Nga statistikat na rezulton se më shumë se 50% e aksidenteve vijnë nga mjete me moshë mbi 15-vjeçare. Ne presim që të ketë impakt në reduktimin e aksidenteve në vend. Nga ana tjetër makinat e luksit, pra ato me fuqi mbi 3 mijë ç, të paguajnë më shume se makinat e tjera. Pra të ketë diferencim, kështu ndodh edhe në vendet e BE-së“, sqaroi Çobaj në Vizon Plus.

Sigurimi motorik dominon tregun e sigurimeve në Shqipëri me rreth 70%. Ndaj dhe rregullorja e re që hyn në fuqi mbart një rëndësi të veçantë për tregun dhe konsumatorët.

 

LEXO EDHEEcuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 7-mujorin 2024/ Vijon të dominojë Jo-Jeta, dëmet…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat