Sigurimi është një formë e transferimit të riskut nga klienti tek shoqëria e sigurimit.
Në ditët e sotme kompanitë e sigurimeve janë shndërruar në segmentin më kryesor të tregut financiar. Këto kompani ofrojnë sigurim për pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin: banesat, njësitë tregtare dhe industrial.
Shumë qytetarë dhe biznese e mendojnë si një kosto shtesë dhe të panevojshme sigurimin e pronës.
Ndaj një arsyet kryesore e këtij artikulli është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka sigurimi i pronës, çfarë mbulon ai, benefitet dhe kostot.
Çfarë është Sigurimi i Pronës?
Ky sigurim mbulon dëmet që mund ti ndodhin ndaj pasurive tuaja dhe orendive brenda tyre.
Mbulimet
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
– Zjarrit
– Rrufesë
– Eksplozionit
– Rënia e objekteve fluturuese nga lart
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
– Tërmeti
– Breshëri
– Përmbytja
– Stuhia
– Etj
Sa kushton Sigurimi i Pronës?
Çmimi i sigurimit të Pronës në Shqipëri është maksimumi 1 euro/m².
Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, e konvertuar në lekë 11.600.000 lekë, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 €, që me një kurs mesatar 100 lekë/€ do të ishte 83 lekë/muaj, ose rreth 27 lekë/ditë.
Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA
Kompania lider në treg: Edhe për 6-mujorin e këtij viti, sipas AMF, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri. Edhe në Sigurimet e Pasurisë.
Shërbim Profesional: Stafi i mirëtrajnuar i SIGAL UNIQA, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, është gjithmonë i gatshëm për t’ju asistuar me ndihmë dhe këshillim atëherë kur keni më shumë nevojë
Mbulim i plotë: SIGAL UNIQA bën të mundur që pasuritë tuaja të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.
Trajtim i shpejtë i dëmeve: Procesi i trajtimit të dëmeve është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke bërë kështu që edhe pagesa e dëmit në llogarinë tuaj të bëhet në një kohë rekord.
Blerje online: Mundësi e blerjes online së policës së sigurimit, kudo që ndodheni, vetëm me disa klikime në sigal.com.al
Mundësi shtesë: Bashkë me Sigurimin e Pronës, në SIGAL UNIQA mund të blini edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta (fqinjve) dhe shërbimin “TeleShëndet” për të patur mjekun kudo dhe kurdo me vete.
Mos harroni! Sigurimi i Pronës nuk është luks, por një domosdoshmëri.
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
Whatsapp: 0686062829
E-mail: [email protected]