12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEvropa nën ujë/ CEO i "UNIQA" zbret në terren: Ende dyshoni se...

Evropa nën ujë/ CEO i “UNIQA” zbret në terren: Ende dyshoni se duhet vepruar?

Teksa një pjesë e mirë e Evropës Qëndrore dhe Lindore janë përfshirë nga përmbytje masive duke lënë pas dëme të mëdha në njerëz, prona dhe infrastrukturë, vjen edhe një mesazh nga CEO i “UNIQA Insurance Group”, një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve në kontinent.

Andreas Brandstetter, grupi i cili drejton është aktiv në të gjitha shtetet e prekura, ka vizituar Kamptal në Austri nga ku jep edhe një mesazh të fortë mbi ndryshimet klimatike dhe rreziqet që na kanosen.

Ky është Kamptal, vendi ku jam rritur. Këtu dhe në shumë pjesë të Austrisë aktualisht është një situatë katastrofike.

Pikat e forta janë njerëzit dhe gatishmëria e madhe për të ndihmuar të shumë, shpeshherë edhe si vullnetarë.

Sot ne të gjithë jemi me të gjitha forcat me të prekurit ndërsa nesër të gjithë do të angazhohemi – në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shkenca është shumë e qartë: Për çdo gradë Celsius shë, ajri mund të thithë rreth shtatë për qind më shumë lagështi. Dhe kjo do të thotë shi. Shumë shi i dendur. Ende dyshoni se duhet të veprojmë?”

Stuhia “Boris” ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Republika Çeke. Por numri mund të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim pasi shumë vetë konsiderohen të humbur.

 

Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme prej katastrofave pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë zona të shumta të vendit.

 

Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilometra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht.

 

Sipas ekspertêve, dëmet pritet të jenë disa miliardë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat