9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Fluturojnë" çmimet e shtëpive/ Sigurimi i tyre, vetëm 27 lekë në ditë

“Fluturojnë” çmimet e shtëpive/ Sigurimi i tyre, vetëm 27 lekë në ditë

Më pak kërkesa për blerje apartamentesh por më të larta vlerat e transakisoneve.

 

Kështu mund të përkufizohet situata aktuale e tregut imobiliar në zonën e Durrësit.

 

Agjentët e shitjeve tregojnë arsyet e kësaj situate që ka çuar deri në çmime të paimagjinueshme për një metër katror ndërtim.

 

Kërkesa ka, por jemi 5-10% më ulët sesa viti i kaluar”, thotë për A2 CNN Florian Tahiri, agjent imobiliar.

 

Normalisht ka ndikuar rritja e çmimeve dhe vonesa e rivlerësimit. Zonat me kërkesën më të lartë vazhdojnë të jenë zona e Vollgës dhe ajo e plazhit. Janë rritur sidomos çmimet e apartamenteve që kanë pamje ballore me detit, kanë shkuar edhe 2000 euro metri katror”.

 

Por cilët janë ata që janë të interesuar më së shumti për të blerë pronat në Durrës dhe veçanërisht pranë vijës bregdetare?

 

Të parët kemi emigrantët shqiptarë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Diasporës. Ndërsa nga të huajt kemi klientë italianë, polakë, çekë dhe që mbas luftës kanë filluar rusët e ukrainasit”.

 

Që pas vitit 2020, kur tregu imobiliar në Durrës pësoi një goditje të rëndë për shkak edhe të tërmetit tragjik të nëntorit të viti 2019, kërkesa dhe vlera e apartamenteve ka ardhur vit pas viti me rritje të konsiderueshme deri në dyfishim të çmimeve për metër katror.

 

E njëjta paraqitet kryesisht në Tiranë, Vlorë e qytete të tjera të Shqipërisë.

 

LEXO EDHE: Anketa: Numri i pronave të shitura në Tiranë pësoi rënie por çmimet vijojnë të rriten

 

Sigurimi i Shtëpisë

 

Nuk mund të mendohet blerja e një banese dhe mossigurimi i saj. Të paktën kështu ndodh në çdo vend të Europës dhe botës, përveç Shqipërisë ku kultura e sigurimit mbetet ende e cunguar.

 

Çfarë mbulon ky sigurim?

 

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

 

Çmimi i sigurimit të Shtëpisë dhe Pronës në Shqipëri është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

 

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, e konvertuar në lekë 11.600.000 lekë, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 €, që me një kurs mesatar 100 lekë/€ do të ishte 83 lekë/muaj, ose rreth 27 lekë/ditë.

 

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 27 lekë/ditë për të ”provuar shansin” me pasurinë tonë.

 

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm nga ngjarje të papritura si zjarri, tërmeti, përmbytjet etj.

Siguroni shtëpinë tuaj nga çdo rrezik dhe veten nga çdo shpenzim!

Shkruani tani në Whatsapp 068 60 62 829 ose në e-mail: [email protected] dhe merrni një ofertë për sigurimin e shtëpisë suaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat